Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

212 profesionistë kundër mënyrës së planifikimit territorial: “Ishte momenti të mos heshtnim më”

22/08/2026
FOTO/Denoncimi nga PD: Rama dhe Veliaj kontraktuan Edmond Begon për të ndërtuar kullë tek ish-hotel Vjosa
Share on FacebookShare on Whatsapp

212 arkitektë, urbanistë, planifikues, inxhinierë, pedagogë dhe studiues janë bashkuar në një deklaratë publike, përmes së cilës kundërshtojnë mënyrën se si po merren vendimet për zhvillimin territorial të Shqipërisë.

Nisma u nxit nga zhvillimet në Zvërnec dhe Nartë, por profesionistët thonë se shqetësimet shkojnë përtej një projekti të vetëm.

“Çështja jonë e përbashkët themelore nuk është vetëm çfarë ndërtohet, por kush vendos, mbi bazën e cilit instrument planifikimi, përmes cilës procedure ligjore dhe në interes të kujt merret vendimi”, thuhet në deklaratë.

Firmëtarët kërkojnë që planifikimi territorial të rikthehet në një proces publik, shkencor dhe demokratik, duke garantuar transparencë, ekspertizë profesionale dhe pjesëmarrje të komuniteteve.

Arkitekti Fjoralb Shehi tha se profesionistët janë ndjerë të pafuqishëm përballë mënyrës së marrjes së vendimeve, ndërsa planifikuesja urbane Doriana Musai kritikoi centralizimin e vendimmarrjes dhe përjashtimin e ekspertizës vendase.

Në deklaratë ngrihen shqetësime edhe për sigurinë juridike të pronës, mbrojtjen e mjedisit dhe trashëgimisë kulturore, si dhe për mënyrën e zhvillimit të projekteve me ndikim të madh territorial.

Profesionistët kërkojnë që konsultimet publike dhe vlerësimet mjedisore të kenë ndikim real në vendimmarrje, ndërsa projektet e mëdha t’i nënshtrohen edhe vlerësimit të pavarur teknik.

Sipas tyre, debati për Zvërnecin dhe Nartën është në thelb një debat për mënyrën se si Shqipëria vendos për territorin e saj, duke e lidhur këtë çështje edhe me shtetin e së drejtës dhe procesin e integrimit evropian.m.k

Deklaratë Publike e Profesionistëve të Territorit për të Ardhmen e Shqipërisë

Territori është pasuria jonë e përbashkët. Mënyra se si planifikohet dhe zhvillohet sot do të përcaktojë cilësinë e jetës së brezave që do të vijnë.

Shqipëria po përjeton një transformim të shpejtë territorial dhe urban.

Zhvillimi i pakontrolluar, vendimmarrja e fragmentuar, presioni mbi tokën dhe burimet natyrore, mungesa e transparencës dhe dobësimi i rolit të profesionistëve po ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në të ardhmen e vendit.

Ne besojmë se territori nuk është thjesht një burim ekonomik. Ai është pasuri publike, identitet, hapësirë jetese dhe përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm.

Për këtë arsye, kërkojmë një qasje të re dhe afatgjatë ndaj planifikimit dhe zhvillimit të Shqipërisë, të mbështetur në:

* Planifikim strategjik dhe vizion kombëtar për territorin;

* Mbrojtje të interesit publik dhe të burimeve të përbashkëta;

* Transparencë dhe pjesëmarrje reale të qytetarëve dhe komuniteteve;

* Forcim të rolit të profesionistëve në vendimmarrjen territoriale;

* Mbrojtje të tokës bujqësore, natyrës, peizazhit dhe trashëgimisë kulturore;

* Qytete dhe vendbanime të mirëplanifikuara, me hapësira publike cilësore,

infrastrukturë funksionale dhe kushte dinjitoze jetese.

Shqipëria e së ardhmes nuk duhet të ndërtohet rastësisht. Ajo duhet të

projektohet me vizion, dije, përgjegjësi dhe në interes të së mirës së përbashkët.

Kjo deklaratë është një thirrje për profesionistët, akademikët, institucionet, komunitetet dhe qytetarët që besojnë se zhvillimi i territorit duhet të udhëhiqet nga integriteti, transparenca, qëndrueshmëria dhe interesi publik.

Po ndodh

FOTO/Denoncimi nga PD: Rama dhe Veliaj kontraktuan Edmond Begon për të ndërtuar kullë tek ish-hotel Vjosa

212 profesionistë kundër mënyrës së planifikimit territorial: “Ishte momenti të mos heshtnim më”

22/08/2026
Plagoset efektivi i Forcave të Armatosura në Mirditë, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Plagoset efektivi i Forcave të Armatosura në Mirditë, transportohet me helikopter drejt Tiranës

22/08/2026
Katër vatra zjarri aktive në vend, gjashtë të tjera nën monitorim

Katër vatra zjarri aktive në vend, gjashtë të tjera nën monitorim

22/08/2026
Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dëshmitari për vrasjen në hotel ‘Principote’, ka edhe një tjetër të plagosur me thikë. Luis Varela jetonte në Francë. I thanë të mos vinte në Shqipëri

22/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO/Denoncimi nga PD: Rama dhe Veliaj kontraktuan Edmond Begon për të ndërtuar kullë tek ish-hotel Vjosa

212 profesionistë kundër mënyrës së planifikimit territorial: “Ishte momenti të mos heshtnim më”

22/08/2026
Plagoset efektivi i Forcave të Armatosura në Mirditë, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Plagoset efektivi i Forcave të Armatosura në Mirditë, transportohet me helikopter drejt Tiranës

22/08/2026
Katër vatra zjarri aktive në vend, gjashtë të tjera nën monitorim

Katër vatra zjarri aktive në vend, gjashtë të tjera nën monitorim

22/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.