Rreth orës 09:30, në fshatin Trojas, shtetasi K. Z., 32 vjeç, elektricist i OSHEE-së, dyshohet se, gjatë kryerjes së punimeve për riparimin e linjës elektrike, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Si pasojë, shtetasi K. Z. ka humbur jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Kjo është viktima e tretë në pak ditë për shkak të goditjes nga korenti. Qindra milionë euro u hodhën në riparimin e rrjetit elektrik nga OSSHEE dhe përgjatë këtij procesi u vodhën nga drejtues dhe kompani që kryen punime fiktive në sistem. Vdekja e elektricistëve si kurrë më parë lidhet pikërisht me amortizimin e skajshëm ndërkaq paratë që duhej të ringjallnin rrjetin u bënë vila në bregdet, kallëpe ari në sportelet e Zvicrës, makina e jetë luksoze të zyrtarëve të lartë e ish zyrtarëbe të lartë të OSSHEE dhe KESH. a.b



