Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

22/08/2026
DITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, duke vijuar me thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

“Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Rama, jep dorëheqjen” janë disa prej thirrjeve që shoqërojnë marshimin. Protestuesit shprehen të vendosur se protesta dhe revolta e tyre do të vijojnë deri në largimin e kryeministrit.

Kritikat e protestuesve nuk janë kufizuar vetëm te mazhoranca. Pjesëmarrësit kanë sulmuar edhe opozitën e drejtuar nga Sali Berisha, duke kërkuar largimin e asaj që e cilësojnë si “kastën e vjetër politike”.

Gjatë protestës, një qytetare ka kritikuar ashpër mënyrën e trajtimit të pensionistëve nga qeveria, duke marrë si shembull një vizitë të deputetes socialiste Zegjine Çaushi te një pensionist.

“I kanë pensionet nga 100 mijë lekë, nuk po hanë dot bukë dhe ajo shkon i jep thërrmija. Kështu tallen me ne, i gënjejnë pensionistët me dy qese dhe u marrin votën.”

Ajo ironizoi gjithashtu situatën me zjarret, duke kritikuar autoritetet për mënyrën e menaxhimit të emergjencave. Protestuesja përmendi edhe Taulant Ballën, duke e akuzuar se publikon video nga jashtë zonave të përfshira nga zjarret, ndërsa në terren, sipas saj, banorët dhe zjarrfikësit përballen me mungesë mjetesh.

“Pashë një video ku zjarrfikësit tanë fiknin zjarrin me gjethe fiku. Një tjetër merrte pompën që spërkat rrushin dhe fikte zjarrin. Këtu jemi katandisur ne.”

Kërkesat e protestuesve

Në protestën e 83-të kundër qeverisë, pjesëmarrësit kanë përsëritur kërkesat e tyre, duke e cilësuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama si të panegociueshme.

Ndër kërkesat e tyre janë:

  • Dorëheqja e kryeministrit dhe qeverisë.
  • Krijimi i një qeverie teknike dhe tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.
  • Ndryshime kushtetuese dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor.
  • Ndryshimi i ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave.
  • Kufizimi i ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate të plota ose të pjesshme gjatë gjithë jetës.
  • Anulimi i ndryshimeve për zonat e mbrojtura.
  • Anulimi i ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.
  • Shfuqizimi i paketës ligjore të njohur si “Pakti i Maleve”.
  • Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike.
  • Hartimi i një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, pas konsultimit me intelektualë, ekspertë dhe qytetarë apolitikë të propozuar nga protestuesit.

Po ndodh

“E kapën mat”/ Protestuesit përballen me Belinda Ballukun, thirrje: “O hajdute”, “Rama në burg, Belinda në burg”

“E kapën mat”/ Protestuesit përballen me Belinda Ballukun, thirrje: “O hajdute”, “Rama në burg, Belinda në burg”

14/09/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

“Po e merr aeroportin për t’ia dhënë Ron Yeffet”. Akuza e Pacollit qeverinë shqiptare në arbitrazh

13/09/2026
Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

13/09/2026
Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

13/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“E kapën mat”/ Protestuesit përballen me Belinda Ballukun, thirrje: “O hajdute”, “Rama në burg, Belinda në burg”

“E kapën mat”/ Protestuesit përballen me Belinda Ballukun, thirrje: “O hajdute”, “Rama në burg, Belinda në burg”

14/09/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

“Po e merr aeroportin për t’ia dhënë Ron Yeffet”. Akuza e Pacollit qeverinë shqiptare në arbitrazh

13/09/2026
Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

13/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.