Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës ka hyrë në ditën e 82-të, ndërsa qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë deklarojnë se do të vijojnë mobilizimin deri në dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Një protestuese bëri thirrje për pjesëmarrje në protesta dhe për mbrojtjen e territoreve shqiptare. Ajo foli edhe për historinë e familjes së saj, duke deklaruar se të afërmit e saj kanë vuajtur gjatë regjimit komunist.

Duke iu referuar situatës së zjarreve dhe shpopullimit, protestuesja tha se malet shqiptare “nuk digjen rastësisht” dhe kërkoi që zonat malore të mos braktisen nga banorët.

“Kjo protestë nuk do të ndalet as në Tiranë dhe as në çdo vend të Evropës. Protesta do vazhdojë. Ne protestojmë për të gjitha familjet. Ky shtet nuk do t’ia dijë për të ardhmen e këtij vendi. Unë vij nga ajo familje që ka vuajtur nga regjimi komunist, por sot po vuajmë 10 fish më shumë nga këlyshët e komunistëve që janë në pushtet. Por këto nuk do ia dalin, sepse shqiptari di të mbrojë kombin. I bëj thirrje të gjithëve të protestojnë për lirinë e tyre. Sot kemi një Paketë Malësh. Por sot malet nuk digjen rastësisht. Nuk duhet lënë malet të shpopullohen. Qytetarët në Vjenë protestojnë prej 11 javësh, ne i mbështesim, do protestojmë deri ditën e fundit. Duhet të luftojmë për Rrjollin, Zvërnecin, Sazanin dhe çdo tokë shqiptare”, u shpreh ajo.

Një tjetër qytetar tha se protesta ka përcjellë kërkesën për ndryshim dhe krijimin e një qeverie tranzitore, e cila sipas tij duhet të përgatisë vendin për zgjedhje të reja.

“Protesta juaj de jure na ka bërë anëtarë të BE-së. De facto jemi larg BE-së. Ju jeni qytetarë fisnikë. Ju sfiduat të keqen, duke kërkuar dorëheqjen e kësaj qeverie. Duhet krijimi i një qeverie njëvjeçare, që të përgatisë vendin për zgjedhjet e reja, aty ku deputetët dalin nga lista e popullit dhe jo nga lista e bajraktarëve të partive”, tha ai.

Ai deklaroi gjithashtu se zemërimi qytetar nuk do të ndalet, pavarësisht deklaratave për shuarjen e protestës.

Ndërkohë, një tjetër protestues theksoi se kërkesa kryesore e lëvizjes mbetet dorëheqja e Edi Ramës dhe më pas krijimi i një qeverie tranzitore.

“Është frymëzuese të shohësh për 82 ditë mijëra shqiptarë që protestojnë pa u ndalur dhe me një qëllim që është dorëheqja e qeverisë dhe kreut të saj Edi Rama. Për 82 ditë janë artikuluar me dhjetëra kërkesa e probleme me të cilat hasemi çdo ditë. Por kërkesa kryesore është dorëheqja e qeverisë. Ne kërkojmë anulimin e ligjeve për zonat e mbrojtura, shfuqizimin e Paketës së Maleve. Dorëheqja e Ramës është qëllimi kryesor dhe më pas i hapet rruga qeverisë tranzitore”, u shpreh ai.

Po ndodh

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026
Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

20/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.