Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

19/08/2026
Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Është zbardhur dëshmia e Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, 29-vjeçari i dyshuar si autori i vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, ngjarje e ndodhur më 18 gusht në Ksamil.

Para hetuesve, Vata ka dhënë versionin e tij për konfliktin, duke pretenduar se thika ka qenë fillimisht në duart e viktimës dhe se ai ia ka marrë gjatë përleshjes.

“Thikën e kishte portugezi, ia mora nga dora”, mësohet të ketë deklaruar Vata.

Sipas dëshmisë së tij, përpara përshkallëzimit të konfliktit ai u ka kërkuar personave të përfshirë që të qetësoheshin, pasi në ambient ndodheshin edhe persona të tjerë.

“U kërkova të mbanin qetësi, kishte edhe njerëz të tjerë”, ka deklaruar ai.

Por, sipas versionit të 29-vjeçarit, situata nuk është qetësuar dhe konflikti ka vijuar.

“Ishte e pamundur të mbahej qetësi dhe nisi konflikti”, mësohet të ketë thënë Vata.

11 persona në pranga, dy në kërkim

Në kuadër të hetimeve për vrasjen janë arrestuar 11 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në pranga ndodhet Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, i dyshuar për vrasjen, si dhe shtetasit turq Nuh Mahmutoglu, 38 vjeç, dhe Ezgi Perlak, 31 vjeçe.

Të arrestuar janë edhe Serxhi Selimi, 24 vjeç, Ervis Bunci, 24 vjeç, Ildi Cekani, 21 vjeç, dhe Murat Zhabina, 27 vjeç, të cilët punonin si kamarierë në lokalin “Principote”.

Në pranga kanë përfunduar gjithashtu Miosid Matushaj, 24 vjeç, Luciano Seferi, 44 vjeç, Romeo Shehu, 35 vjeç, dhe Kristi Koshi, 29 vjeç, të cilët, sipas hetimeve, ishin pjesë e sigurisë së lokalit.

Në kërkim janë shpallur David Heurtevent, 29 vjeç, dhe Bekim Bulica, 36 vjeç, pronari i lokalit.

Sokrat Vata u kap në Levan të Fierit, i fshehur në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga Ezgi Perlak, ndërsa Nuh Mahmutoglu ndodhej si pasagjer. Sipas Policisë, dy shtetasit turq kishin njohje me Vatën dhe e kishin fshehur në automjet me qëllim transportimin e tij drejt Tiranës. Për këtë arsye, ata akuzohen për “Përkrahje të autorit të krimit”.

Si ndodhi ngjarja

Sipas hetimeve, ngjarja nisi rreth orës 05:15 të 18 gushtit, në lokalin “Principote” në Ksamil dhe më pas vijoi në plazhin “Paradise”.

Sokrat Lipan alias Sokrat Vata dyshohet se gjatë konfliktit ka goditur disa herë me thikë 20-vjeçarin portugez Luis Miguel Varela Mendes. Ndërkohë, David Heurtevent, i shpallur në kërkim, dyshohet se e ka goditur viktimën me grushte. Të dy dyshohen për “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Sipas Policisë, përpara goditjes me thikë, në konflikt janë përfshirë edhe katër kamarierët e lokalit, Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Cekani dhe Murat Zhabina, të cilët dyshohet se kanë goditur me grushte 20-vjeçarin dhe më pas janë larguar.

Në lokal ndodheshin edhe Miosid Matushaj, punonjës policie, Luciano Seferi, punonjës i IEVP Fier, Romeo Shehu, punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër, dhe Kristi Koshi, të cilët kishin rolin e punonjësve të sigurisë.

Sipas hetimeve, ata nuk kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe nuk kanë njoftuar Policinë pas ngjarjes. Për këtë arsye, akuzohen për moskallëzim të krimit, ndërsa Miosid Matushaj akuzohet edhe për mosmarrje të masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme.

Edhe pronari i lokalit, Bekim Bulica, ndodhej në ambientet e “Principote” në momentin e ngjarjes. Sipas Policisë, ai është larguar pa kallëzuar ngjarjen dhe për këtë arsye është shpallur në kërkim për moskallëzim të krimit.a.b

Po ndodh

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

19/08/2026
Berisha: Vrasja e 20-vjeçarit portugez, pothuajse vrasje shtetërore, 3 me uniformë

Berisha: Vrasja e 20-vjeçarit portugez, pothuajse vrasje shtetërore, 3 me uniformë

19/08/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

TIRANË/ 28 fëmijë me thika e kaçavida, gati për të sakatuar njëri tjetrin. Alarmohet policia në Kombinat

19/08/2026
PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

Mbetet në qeli Ylli Zalla, gjykata konfirmon arrestin në burg

19/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

19/08/2026
Berisha: Vrasja e 20-vjeçarit portugez, pothuajse vrasje shtetërore, 3 me uniformë

Berisha: Vrasja e 20-vjeçarit portugez, pothuajse vrasje shtetërore, 3 me uniformë

19/08/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

TIRANË/ 28 fëmijë me thika e kaçavida, gati për të sakatuar njëri tjetrin. Alarmohet policia në Kombinat

19/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.