Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

19/08/2026
DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka hyrë në ditën e 81-të. Qytetarët vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit, të cilin e akuzojnë për korrupsion dhe keqqeverisje.

Gjatë tubimit, protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë qëndresën deri në dorëheqjen e Ramës.

Një prej tyre kritikoi modelin e turizmit dhe zhvillimit të ndjekur nga qeveria, duke e lidhur atë me projektet në bregdet dhe investimet e mëdha.

“Modeli i turizmit që ky propozon është modeli i të fortëve dhe trafikantëve, që ndërtojnë hotele ku vriten turistë. Edhe modeli i Sazanit ishte për të kufizuar hyrjen për shqiptarët. Nuk e duam Shqipërinë si gjithë Emiratet. Nuk duam të na shkatërrohet bregdeti, natyra dhe toka jonë. Ky pushtet i korruptuar nuk mund të vazhdojë më. Ne do të rezistojmë derisa këta të japin dorëheqjen”, tha protestuesi.

Në protestë foli edhe eksperti i ekonomisë dhe aktivisti Pano Soko, i cili kritikoi modelin ekonomik të qeverisë, veçanërisht përdorimin e Partneriteteve Publike-Private dhe kontratat afatgjata.

Soko argumentoi se kontratat 35-vjeçare rëndojnë mbi brezat e ardhshëm dhe ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si menaxhohen fondet publike. Ai kritikoi gjithashtu sistemin shëndetësor, duke pretenduar se qytetarët, përveç taksave, përballojnë edhe shpenzime të larta nga xhepi për shërbimet shëndetësore.

Sipas tij, problemi nuk lidhet vetëm me kryeministrin Rama si individ, por me modelin e qeverisjes, të cilin ai e cilësoi si “ramizëm”.

Kritika pati edhe për politikat e investimeve strategjike. Një arkitekt që foli në protestë akuzoi qeverinë se po përdor në mënyrë abuzive konceptin e “zhvillimit”, duke përmendur tjetërsimin e tokave bujqësore dhe projektet për impiante me panele diellore.

Ai kritikoi gjithashtu mënyrën e përdorimit të statusit “investitor strategjik”, duke deklaruar se përfitimet sipas tij u shërbejnë interesave private, ndërsa për qytetarët sjellin atë që e quajti “humbje strategjike”.

Gjatë protestës u bë e ditur gjithashtu se grupi koordinues i lëvizjes dhe protestues të tjerë u kanë dërguar një kërkesë institucioneve europiane dhe organizmave ndërkombëtarë për monitorimin e zhvillimeve në protestë.

Sipas protestuesve, kërkesa lidhet edhe me shqetësimet për përdorimin e forcës nga policia, ndalimet dhe trajtimin e protestuesve.

Protesta vijon për të 81-ën ditë para Kryeministrisë, ndërsa pjesëmarrësit deklarojnë se do të qëndrojnë në shesh deri në dorëheqjen e Edi Ramës.

Po ndodh

DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

19/08/2026
FOTO/ “Oazi i paqes”, shqiptare dhe seksi, ja në cilin lum mund ti gjeni

Përplasen dy mjete lundruese në Koman, 5 persona të dëmtuar

19/08/2026
Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

19/08/2026
Berisha: Vrasja e 20-vjeçarit portugez, pothuajse vrasje shtetërore, 3 me uniformë

Berisha: Vrasja e 20-vjeçarit portugez, pothuajse vrasje shtetërore, 3 me uniformë

19/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

19/08/2026
FOTO/ “Oazi i paqes”, shqiptare dhe seksi, ja në cilin lum mund ti gjeni

Përplasen dy mjete lundruese në Koman, 5 persona të dëmtuar

19/08/2026
Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

19/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.