Policia e Shtetit ka arrestuar të shumëkërkuarin Ylli Zalla, i cili prej nëntorit 2025 ishte shpallur në kërkim për dyshime lidhur me atentatin në Rinas, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.
Zalla u arrestua pas shpërthimit me tritol në banesën e tij, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së shtunës. Pas shpërthimit, ai dyshohet se ka sfiduar autoritetet duke publikuar video nga banesa, duke treguar se ndodhej aty.
49-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se kishte ndihmuar autorët e atentatit të nëntorit 2025 në Rinas. Në shkurt të këtij viti, gjatë kontrolleve në banesën e tij, Policia zbuloi edhe një arsenal armësh.a.b





