Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DITA 79/ Akuzat ndaj Sorosit dhe thirrjet për largimin e qeverisë, protestuesit: Nuk largohemi nga sheshi pa ikur Rama

17/08/2026
DITA 79/ Akuzat ndaj Sorosit dhe thirrjet për largimin e qeverisë, protestuesit: Nuk largohemi nga sheshi pa ikur Rama
Share on FacebookShare on Whatsapp

Protesta e 79-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është zhvilluar këtë të hënë para Kryeministrisë, ku protestuesit përsëritën kërkesat për largimin e qeverisë dhe ndryshimin e klasës politike.

Gjatë tubimit, një prej protestuesve adresoi akuza ndaj fondacionit Soros, duke kërkuar që aktiviteti i tij në Shqipëri të shpallet i padëshirueshëm.

“Mesazhi i dytë është për mafien Soros”, deklaroi ai, duke iu referuar një dokumenti publik për krijimin e kushteve të punës së fondacionit në Shqipëri. Protestuesi pretendoi se Soros ka ndikuar negativisht në vend dhe e lidhi këtë me pretendime për “shpopullimin e Shqipërisë”.

Ai tha se, pas largimit të qeverisë Rama dhe përmbushjes së pesë kërkesave të protestuesve, fondacioni Soros duhet të shpallet “non grata” në Shqipëri.

“Rama është në largim, por ne nuk duhet të largohemi nga sheshi”, u shpreh protestuesi, duke bërë thirrje për vijimin e protestave edhe gjatë muajve të ardhshëm.

Në fjalën e tij, ai iu referua edhe etiketimeve të kryeministrit ndaj protestuesve si “sorra” dhe “korba”, duke i kthyer këto terma në një simbol të qëndresës së tyre.

“Sorrat dhe korbat janë shpendë të zgjuar dhe presin, rrinë në pritje. Këta zogj nuk sjellin fundin, por parashikojnë fundin”, deklaroi ai.

Edhe protestuesja Luçiana Kokaj u shpreh se qytetarët duhet të vijojnë qëndresën deri në largimin e klasës politike, duke theksuar se protesta duhet të mbetet e qytetarëve.

“Në 79 ditë ju kemi treguar që jemi shqiptarë të vërtetë dhe nuk e lëshojmë këtë shesh pa shpëtuar Shqipërinë”, tha Kokaj.

Ajo deklaroi se, sipas saj, protestuesit synojnë largimin e klasës politike që e ka drejtuar vendin prej dekadash.

“Për një gjë jemi të sigurt: duam të largojmë këtë kastë politike që na ka marrë peng të ardhmen”, u shpreh ajo. m.k

Po ndodh

DITA 79/ Akuzat ndaj Sorosit dhe thirrjet për largimin e qeverisë, protestuesit: Nuk largohemi nga sheshi pa ikur Rama

DITA 79/ Akuzat ndaj Sorosit dhe thirrjet për largimin e qeverisë, protestuesit: Nuk largohemi nga sheshi pa ikur Rama

17/08/2026
Policia rrethon spitalin e Vlorës

HIMARË/ 4 persona pësojnë djegie gjatë riparimit të një skafi në Porto Palermo

17/08/2026
PAMJET/ Përmbyset kamioni i UKT-së në Unazën e Madhe, dy persona të lënduar

PAMJET/ Përmbyset kamioni i UKT-së në Unazën e Madhe, dy persona të lënduar

17/08/2026
“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

17/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 79/ Akuzat ndaj Sorosit dhe thirrjet për largimin e qeverisë, protestuesit: Nuk largohemi nga sheshi pa ikur Rama

DITA 79/ Akuzat ndaj Sorosit dhe thirrjet për largimin e qeverisë, protestuesit: Nuk largohemi nga sheshi pa ikur Rama

17/08/2026
Policia rrethon spitalin e Vlorës

HIMARË/ 4 persona pësojnë djegie gjatë riparimit të një skafi në Porto Palermo

17/08/2026
PAMJET/ Përmbyset kamioni i UKT-së në Unazën e Madhe, dy persona të lënduar

PAMJET/ Përmbyset kamioni i UKT-së në Unazën e Madhe, dy persona të lënduar

17/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.