Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Shefi i Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, nënkomisar Mateo Bakalli, është dhunuar gjatë ndërhyrjes për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes rojeve të sigurisë së një lokali dhe disa personave.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20 të 16 gushtit, në rrugën “Butrinti”, në ambientet e jashtme të një lokali. Sipas Policisë, rojet e sigurisë ishin përfshirë në konflikt me disa persona dhe nuk kishin njoftuar shërbimet e Policisë.

Në momentin e konfliktit, nënkomisar Bakalli po kalonte me automjetin e tij. Pasi konstatoi situatën, ai ndaloi, u prezantua si punonjës policie dhe ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin.

Megjithatë, sipas Policisë, rojet e sigurisë nuk e kanë ndalur përplasjen dhe kanë nisur të godasin edhe shefin e Hetimit të Krimit. Bakalli ka kaluar në vetëmbrojtje dhe ka arritur të njoftojë shërbimet e Policisë për të kërkuar ndihmë.

Rreth një minutë më vonë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë, të cilat kanë neutralizuar konfliktin dhe kanë shoqëruar personat e përfshirë.

Në vijim të hetimeve, Policia ka arrestuar 6 persona, mes tyre edhe administratorin e lokalit. Në pranga kanë rënë: administratori i lokalit ‘Orange’ 35 vjeçari Marjo Katiraj, 38 vjeçari Elgent Ndoj  por edhe Faik Hoxha 35 vjeç, ⁠Indrit Cullhaj 34 vjeç, Ardit Kasemi 31 vjeç, ushtarak në Zall-Herr dhe roje sigurie në lokal, si dhe taksisti 29 vjeçar Besnik Sullollari. Ndërsa 28 vjeçari Pjetër Doçi që punonte si roje sigurie u shpall në kërkim.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim P. D., 28 vjeç, roje sigurie në lokalin ku ndodhi konflikti.

Pezullohen dy efektivë të Policisë

Në lidhje me ngjarjen, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të dy punonjësve të Policisë.

Bëhet fjalë për Inspektor A. Sh., efektiv i Repartit “RESI”, dhe nënkomisar A. B., efektiv i RENEA-s, të cilët dyshohet se punonin pa leje si të dypunësuar në lokalin ku ndodhi konflikti.

Sipas Policisë, dy efektivët nuk kanë njoftuar kolegët për konfliktin dhe, pavarësisht se ishin jashtë detyre, duhej të ndërhynin për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre, ndërsa hetimet e Prokurorisë vijojnë për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe për të vendosur para përgjegjësisë ligjore të gjithë personat e përfshirë.a.b

Po ndodh

“Laboratori i drogës në Has, janë të përfshirë deputetë të PS, paratë i mori policia”

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar me 12 vite burg në dosjet “339” dhe “Volvo 4”

15/09/2026
Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

15/09/2026
“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

15/09/2026
VIDEO/ Edi Rama bllokon heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut!

Bardhi reagon për përgjimet e reja të Ron Yeffet: Kjo histori kërkon hetim menjëherë!

14/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Laboratori i drogës në Has, janë të përfshirë deputetë të PS, paratë i mori policia”

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar me 12 vite burg në dosjet “339” dhe “Volvo 4”

15/09/2026
Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

15/09/2026
“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

15/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.