Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SARANDË/ Dhunohet shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, reagon n/kryetari i PD, Këlliçi

16/08/2026
Sarandë, sulmohet turisti i huaj dhe grabitet, 3 persona në pranga
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli, është dhunuar gjatë kryerjes së detyrës, teksa ka ndërhyrë për të ndaluar një konflikt në një lokal në qytet.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në lokalin “Orange”. Bakalli, i cili është prezantuar si shef i Krimeve, ka ndërhyrë pasi ka konstatuar se disa persona po dhunonin qytetarë të tjerë. Gjatë ndërhyrjes për të neutralizuar konfliktin dhe për t’i shpëtuar ata, efektivi është sulmuar edhe vetë.

Policia ka shoqëruar rreth 15 persona, të cilët ndodhen në ambientet e komisariatit, ndërsa pritet që në vijim të ketë edhe arrestime.

Ngjarja ka sjellë reagimin e nënkryetarit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili e ka cilësuar dhunimin e shefit të Krimeve si një ngjarje të rëndë që tregon, sipas tij, fuqinë e grupeve të lidhura me pushtetin dhe dobësinë e institucioneve të sigurisë.

Këlliçi pretendon se ngjarja është pasojë e një klime që, sipas tij, është krijuar gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

“Dhunimi i shefit të krimeve në Sarandë në krye të detyrës, siç raportojnë mediat, është një ngjarje e rëndë që tregon fuqinë që kanë të fortët e lidhur me qeverinë dhe pafuqinë e uniformave blu”, shkruan Këlliçi.

Ai akuzon më tej qeverinë se grupet kriminale kanë vepruar mbi ligjin dhe nuk kanë përfillur as Policinë dhe as shtetin.

“Policia vihet në shërbim të tyre”, shprehet deputeti demokrat.

Këlliçi e lidh ngjarjen edhe me situatën politike në vend, duke deklaruar se kjo klimë ka sjellë, sipas tij, revoltën e qytetarëve.

“Ngjarje si kjo e Sarandës kanë për të ndodhur sa kohë Edi Rama të jetë në krye të qeverisë e krimi të emërojë kupolën e Policisë së Shtetit”, pretendon ai.

Po ndodh

Tym e zjarr tek një karburant në Tiranë, 3 të plagosur

Tym e zjarr tek një karburant në Tiranë, 3 të plagosur

09/09/2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, 4 të plagosur në Lundër

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mësohen emrat e personave që u qëlluan

08/09/2026
Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

08/09/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, dy persona të plagosur

08/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Tym e zjarr tek një karburant në Tiranë, 3 të plagosur

Tym e zjarr tek një karburant në Tiranë, 3 të plagosur

09/09/2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, 4 të plagosur në Lundër

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mësohen emrat e personave që u qëlluan

08/09/2026
Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

08/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.