Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Moti është përkeqësuar pasditen e sotme në jug të vendit, pas javësh me temperatura të larta. Në Sarandë kanë nisur reshje të dendura shiu, të shoqëruara me vetëtima, ndërsa uji ka vërshuar në disa prej rrugëve të qytetit duke vështirësuar qarkullimin.

Ndryshimi i menjëhershëm i kushteve atmosferike ka sjellë probleme edhe në det. Në Palasë tre shtetase që kishin dalë në det me kanoe kanë rrezikuar të mbyteshin për shkak të përkeqësimit të motit dhe kushteve të vështira në det.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, gjatë patrullimit, kanë konstatuar situatën dhe kanë ndërhyrë menjëherë. Tre gratë janë nxjerrë në breg dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, ato janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar efektivët për ndërhyrjen në kohë.

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare u kanë bërë apel pushuesve dhe përdoruesve të mjeteve lundruese që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të marrin në konsideratë kushtet atmosferike dhe detare përpara se të dalin në det.

Ndryshimi i motit vjen në një periudhë kur vendi është përballur me temperatura ekstreme dhe disa vatra zjarri, veçanërisht në Krujë, Dajt dhe Parkun Kombëtar të Lurës.

Ndërkohë, pritet që temperaturat të pësojnë rënie gjatë fundjavës dhe të vijojnë më të ulëta edhe gjatë pjesës së mbetur të muajit gusht. m.k

Po ndodh

Tym e zjarr tek një karburant në Tiranë, 3 të plagosur

Tym e zjarr tek një karburant në Tiranë, 3 të plagosur

09/09/2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, 4 të plagosur në Lundër

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mësohen emrat e personave që u qëlluan

08/09/2026
Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

08/09/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, dy persona të plagosur

08/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Tym e zjarr tek një karburant në Tiranë, 3 të plagosur

Tym e zjarr tek një karburant në Tiranë, 3 të plagosur

09/09/2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, 4 të plagosur në Lundër

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mësohen emrat e personave që u qëlluan

08/09/2026
Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

08/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.