Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive
Share on FacebookShare on Whatsapp

Përplasjet nuk kanë munguar në takimin e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët e majtë, ku në fokus ishte reforma e re administrativo-territoriale dhe propozimi për shkrirjen e 15 bashkive.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se diskutimet kanë qenë të tensionuara, veçanërisht mes kryeministrit Rama dhe drejtuesve të bashkive që parashikohet të mos jenë pjesë e hartës së re.

Gjatë takimit, ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku, ka shpjeguar argumentet për bashkimin e 15 bashkive. Në këtë moment, kryetari i Bashkisë Poliçan ka kërkuar shpjegime se përse bashki si Peqini, Roskoveci apo Vau i Dejës, të cilat sipas tij kanë performancë më të dobët, nuk janë përfshirë në listën e bashkimeve.

Kryebashkiaku i Poliçanit ka kundërshtuar gjithashtu rezultatet e Reformës Administrativo-Territoriale të vitit 2014, duke argumentuar se ajo ka ndikuar në shpopullimin e fshatrave dhe se reforma e re rrezikon të prodhojë të njëjtin rezultat.

Gjatë debatit ka ndërhyrë kryeministri Rama, i cili i është drejtuar kryebashkiakut të Poliçanit me tone të ashpra.

“Unë nuk e kuptoj pse jeni këtu, ju nuk duhet të ishit fare se paturpësisht dogjët edhe teserat e partisë”, mësohet t’i ketë thënë Rama.

Kryebashkiaku i Poliçanit i është përgjigjur: “Unë këtu kam ardhur me një ftesë, dhe për të përfaqësuar komunitetin tim se për qejf nuk kisha ardhur. Paturpsinë nuk e bëmë ne, por ju që po merrni këto vendime”.

Sponsorizuar

Debate ka pasur edhe me kryetaren e Bashkisë Dimal, e cila më pas është larguar nga mbledhja. Pas saj, takimin e ka lënë edhe kryetari i Bashkisë Poliçan. Po ashtu debate ka pasur edhe me kreun e bashkisë së Divjakës.

Mbledhja, e zhvilluar në Kuç të Vlorës, ka zgjatur rreth 4 orë e 30 minuta. Në të morën pjesë kryetarë bashkish në rang qarku, si dhe drejtuesit e bashkive që parashikohet të shkrihen në kuadër të reformës së re.

Në takim ishin kryetarët e bashkive Durrës, Shkodër, Kukës, Elbasan, Korçë, Berat, Vlorë, Gjirokastër, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Cërrik, Belsh dhe Libohovë.

Kryetarët e bashkive që rrezikojnë të mos jenë pjesë e hartës së re kanë paraqitur argumentet e tyre kundër bashkimeve, ndërsa gjatë takimit janë diskutuar edhe arsyet e mazhorancës për riorganizimin e njësive vendore.

Qeveria e ka cilësuar takimin si informues dhe pjesë të procesit të konsultimit për reformën e propozuar nga Partia Socialiste.

Sipas qeverisë, bashkimet synojnë të krijojnë një administrim më efikas, më shumë kapacitete dhe shërbime më të mira për qytetarët. Procesi pritet të vijojë me konsultime me bashkitë, komunitetet dhe aktorët e tjerë përpara miratimit të hartës së re territoriale.m.k

Po ndodh

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.783 artikuj gjithsej