Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

10/08/2026
HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndërtimet pa leje rikthehen në qendër të vëmendjes në Himarë, pas konstatimit të një objekti 5-katësh që po ndërtohej pa leje në vendin e quajtur “Sugë”.

Policia e Himarës ka arrestuar në flagrancë pronarin e objektit, shtetasin L. B., 39 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë, objekti, një prej kateve të të cilit është nën tokë, ishte ende në proces ndërtimi dhe nuk dispononte leje ndërtimi.

Në kuadër të hetimeve, policia ka shpallur në kërkim edhe tre punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë, të dyshuar për “shpërdorim detyre”. Bëhet fjalë për kryeinspektorin D. H., 46 vjeç, dhe inspektorët M. K., 31 vjeç, dhe A. H., 42 vjeç.

Ngjarja rikthen pikëpyetjet mbi funksionimin e strukturave që kanë përgjegjësi për kontrollin e territorit në Bashkinë Himarë.

Ky është rasti i dytë gjatë drejtimit të kryebashkiakut Vangjel Tavo ku struktura e IMT-së përballet me masa pas konstatimit të ndërtimeve pa leje.

Më 9 qershor 2025, Tavo pezulloi drejtuesin dhe punonjësit e IMT-së së Himarës, pas evidentimit të ndërtimeve pa leje në Dhërmi, Drimadhë dhe Jalë. Në atë periudhë, IKMT ndërhyri në terren dhe shembi disa objekte në zonat e rivierës.

Përsëritja e rasteve ngre pikëpyetje mbi mënyrën e kontrollit të territorit në një prej zonave me presionin më të lartë ndërtimor dhe turistik në vend.

Ndërkohë, policia vijon punën për kapjen e tre punonjësve të shpallur në kërkim, si dhe për individualizimin dhe dokumentimin e përgjegjësive penale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Po ndodh

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

10/09/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Vila tjetër e Ballukut, Abazi e ndërtoi pasi mori tender nga ministria

10/09/2026
Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

10/09/2026
Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për marrdhëniet Shqipëri-SHBA

Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për marrdhëniet Shqipëri-SHBA

10/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

10/09/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Vila tjetër e Ballukut, Abazi e ndërtoi pasi mori tender nga ministria

10/09/2026
Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

10/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.