Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Ermal Beqiri, në kërkim prej 7 muajsh, vijon të përfitojë pagesa nga shteti

05/08/2026
Berisha: Ermal Beqiri, në kërkim prej 7 muajsh, vijon të përfitojë pagesa nga shteti
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se vijon të favorizojë biznesmenin Ermal Beqiri, pavarësisht se ai është shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare dhe është arrestuar së fundmi në Francë.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Beqiri, të cilin e cilësoi si “prestanome” të kryeministrit Edi Rama dhe biznesmenit Frang Gjoka, ka vazhduar të përfitojë pagesa nga buxheti i shtetit.

Ministria e Financave ka disbursuar së fundmi 8.5 milionë euro në favor të kompanisë së Beqirit, edhe pse ndaj tij ekziston një masë kërkimi për disa vepra penale.

“Në Shqipëri, krimi dhe shteti, shteti dhe krimi janë një dhe të pandarë. Në kërkim që nga dhjetori i vitit të kaluar, i arrestuar së fundmi në Francë, Ermal Beqiri vazhdon të paguhet me miliona euro. Së fundmi, Edi Rama urdhëroi ministren e Financave t’i disbursojë 8.5 milionë euro”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së kritikoi edhe organet e drejtësisë pasi nuk kanë ndërmarrë veprime për bllokimin e kompanive të lidhura me Beqirin.

“Kompania e Ermal Beqirit vazhdon të paguhet me miliona euro, pavarësisht se prej 7 muajsh ai është në kërkim për disa vepra penale, përfshirë pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal”, u shpreh ai.

Në deklaratën e tij, Berisha përmendi edhe emrin e Ervis Troplinit, duke theksuar se pasuritë e tij nuk janë sekuestruar dhe se aktiviteti i tyre vijon normalisht.

Në përfundim, kreu i demokratëve akuzoi qeverinë për lidhje me krimin e organizuar.

“Dënoj me forcën më të madhe këtë veprimtari, e cila dëshmon në mënyrën më flagrante se në këtë vend shteti dhe krimi janë një dhe vetëm një. Dhe se në krye të këtij aktiviteti të përbashkët qëndron Edi Rama me interesat e tij kriminale dhe organizatën e tij kriminale”, deklaroi Berisha.a.b

Po ndodh

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

05/08/2026
Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

05/08/2026
ANTIMAFIA/ Bllokohen 2 milionë euro të biznesmenes italiane Simonetta Coniglio

Grabitet me armë një argjendari në Paskuqan

05/08/2026
Berisha: Ermal Beqiri, në kërkim prej 7 muajsh, vijon të përfitojë pagesa nga shteti

Berisha: Ermal Beqiri, në kërkim prej 7 muajsh, vijon të përfitojë pagesa nga shteti

05/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

05/08/2026
Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

05/08/2026
ANTIMAFIA/ Bllokohen 2 milionë euro të biznesmenes italiane Simonetta Coniglio

Grabitet me armë një argjendari në Paskuqan

05/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.