Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DITA 65/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës. Si po fundosen pallatet e Alabarit në Durrës do fundoset dhe qeveria

03/08/2026
DITA 65/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës. Si po fundosen pallatet e Alabarit në Durrës do fundoset dhe qeveria

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Qytetarët u mblodhën edhe këtë mbrëmje para Kryeministrisë në ditën e 65-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës, duke përsëritur kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit, krijimin e një qeverie teknike tranzitore dhe ndryshime të thella politike e institucionale.

Gjatë protestës, një protestuese kërkoi anulimin e projektit të Portit të Durrësit, duke akuzuar qeverinë për mungesë transparence dhe mosrespektim të rekomandimeve të Bashkimit Evropian. Ajo iu referua edhe deklaratave të fundit të investitorit Mohamed Alabbar.

“Anulo projektin është thirrja e këtij sheshi. Dëgjuam Alabbar që tha se me Portin e Durrësit jam nxituar. Por pse, more zotëri? Apo ju nxitoi ky kryeministër dhe kjo administratë që nuk ka seriozitetin për të nisur një projekt me konsultimet e duhura, duke folur me shqiptarët. E kjo vjen nga mungesa e transparencës. Në Portin e Durrësit objektet po zhyten dhe kështu do të zhyten edhe objektet korruptive të qeverisë. Ky shesh do t’i tregojë klasës politike që të bëjë një hap prapa. Do të japin llogari para popullit shqiptar”, u shpreh ajo.

Një tjetër qytetar iu drejtua protestuesve me një apel për bashkim, duke komentuar edhe arrestimin në Francë të biznesmenit Ermal Beqiri.

“Ju përshëndes. Jeni qëndrestarët më të fortë. Si ka mundësi që Ermal Beqiri, ky kriminel, shkon në Francë dhe blen apartamente e avion privat, ndërsa nuk kapet as nga policia franceze dhe as nga ajo shqiptare? Si ka mundësi? Zgjohuni nga gjumi që t’i kapim këta kriminelë dhe t’i fusim në burg. Nuk kemi pasur liri dhe demokraci prej 36 vitesh. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, socialistë e demokratë, të vijnë në shesh dhe ta dorëzojmë Ramën para drejtësisë. Të bëhemi bashkë”, deklaroi ai.

Një i ri që mori fjalën në protestë tha se lëvizja do të vijojë deri në largimin e qeverisë, duke theksuar se qytetarët nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.

“65 ditë rezistencë kundër arrogancës qytetare. Është një ditë e jashtëzakonshme. Ky popull ka një energji të jashtëzakonshme. Nuk largohemi nga ky shesh pa larguar Edi Ramën, pa larguar këtë qeveri të korruptuar. Nuk do largohemi pa larguar këtë klasë të inkriminuar politike që për 35 vite nuk e bëri Shqipërinë”, tha ai.

Gjatë tubimit u ripërsëritën edhe kërkesat kryesore të protestës, ku përfshihen dorëheqja e kryeministrit dhe kabinetit qeveritar, krijimi i një qeverie teknike tranzitore 12-mujore, hartimi i një Kushtetute të re me referendum, ndryshime në Kodin Zgjedhor, kufizimi i mandateve të kryeministrit, si dhe shfuqizimi i disa ligjeve, mes tyre ato për zonat e mbrojtura, trashëgiminë kulturore, “Paketën e Maleve” dhe investimet strategjike. Protestuesit kërkojnë gjithashtu një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit.a.b

Po ndodh

DITA 65/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës. Si po fundosen pallatet e Alabarit në Durrës do fundoset dhe qeveria

DITA 65/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës. Si po fundosen pallatet e Alabarit në Durrës do fundoset dhe qeveria

03/08/2026
Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën 20-vjeçari në aksidentin në Ksamil

03/08/2026
Zjarr në një pallat 30-katësh në Golem, vështirësi për ndërhyrjen e zjarrfikësve

Zjarr në një pallat 30-katësh në Golem, vështirësi për ndërhyrjen e zjarrfikësve

03/08/2026
Këlliçi poston videon: SPAK të sqarojë lidhjet e Olsit me kazinonë në Air Albania

Këlliçi poston videon: SPAK të sqarojë lidhjet e Olsit me kazinonë në Air Albania

03/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 65/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës. Si po fundosen pallatet e Alabarit në Durrës do fundoset dhe qeveria

DITA 65/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës. Si po fundosen pallatet e Alabarit në Durrës do fundoset dhe qeveria

03/08/2026
Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën 20-vjeçari në aksidentin në Ksamil

03/08/2026
Zjarr në një pallat 30-katësh në Golem, vështirësi për ndërhyrjen e zjarrfikësve

Zjarr në një pallat 30-katësh në Golem, vështirësi për ndërhyrjen e zjarrfikësve

03/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.