Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar shpërndarjen e Parlamentit, gjatë një deklarate për mediat në hyrje të Kuvendit, ku jashtë po zhvillohet protesta e 54-t radhazi e qytetarëve.
Berisha deklaroi se Parlamenti është i rrethuar nga protestuesit dhe se i vetmi vendim që mund të marrë është vetëshpërndarja.
“Parlamenti mblidhet në rrethim. I vetmi akt i përgjegjshëm është të deklarojë fundin e tij, të vetëshpërndahet dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve që kërkojnë qytetarët dhe rinia shqiptare. Çdo vendim tjetër është i pavlerë”, u shpreh Berisha.a.b





