Një efektiv i Policisë së Kosovës është gjetur pa shenja jete mëngjesin e kësaj të marte në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës.
Sipas informacionit paraprak të Policisë së Shtetit, rreth orës 08:25 është konstatuar i pajetë shtetasi Sh. H., 35 vjeç, banues në Prizren, me detyrë punonjës policie në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja lidhet me vetëvrasje. Në vendngjarje është sekuestruar një armë zjarri pistoletë në cilësinë e provës materiale.
Nën drejtimin e Prokurorisë, një grup i posaçëm hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Policia e Shtetit bëri me dije se po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e sekuestruar ishte arma e shërbimit të 35-vjeçarit, si dhe për sigurimin e të gjitha të dhënave që do t’i shërbejnë dokumentimit të plotë ligjor të ngjarjes.a.b




