Publikimi nga kryeministri Edi Rama i raportit të Environmental Performance Index (EPI) 2026, të hartuar nga Universiteti Yale, është manipuluar prej tij duke fshehur të dhëna që e vendosin qeverinë e PS si armike të mjedisit.
Ndonëse raporti e rendit Shqipërinë në vendin e 46-të nga 177 shtete, kjo nuk përbën domosdoshmërisht një vlerësim të përgjithshëm pozitiv për politikat mjedisore të qeverisë.
Kjo renditje lidhet kryesisht me prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet, vendimarrje të qeverisë së djathtë të Berishës kryesisht në vitet 2008-2009. Raporti alarmon në fusha të tjera, si mbrojtja e biodiversitetit, menaxhimi i mbetjeve, cilësia e ujërave dhe ndotja e ajrit.
Këto problematika lidhen drejtpërdrejt me politikat e qeverisjes dhe zbatimin e legjislacionit mjedisor.
Protestat e zhvilluara për mbrojtjen e zonave natyrore, përfshirë Vjosë–Nartën dhe zona të tjera të mbrojtura, pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve për mënyrën se si po trajtohet trashëgimia natyrore dhe zhvillimi urban.
Shqipëria ka rezultate të mira në treguesit që lidhen me emetimet e karbonit dhe kjo lidhet kryesisht me strukturën historike të sistemit energjetik dhe jo domosdoshmërisht me politikat e viteve të fundit.
Raporti nënvizon se zhvillimi i qëndrueshëm nuk matet vetëm me nivelin e emetimeve, por edhe me mbrojtjen e biodiversitetit, garantimin e ujit të pastër, menaxhimin modern të mbetjeve dhe zbatimin efektiv të ligjit mjedisor.a.b





