Një konflikt i çastit mes disa personave në fshatin Barbullush, në Vau i Dejës, është shoqëruar me të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 22:15, njëri prej personave të përfshirë në konflikt dyshohet se, gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur kontrolle intensive në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe arrestimin e autorit.a.b



