Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

18/07/2026
Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gazetari i njohur vlonjat Enrik Mehmeti ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës në një ngjarje aksidentale të ndodhur në zonën e Dajlanit, në Vlorë.

Mehmeti, rreth 40 vjeç, ishte reporter prej afro 20 vitesh për media të ndryshme, duke mbuluar kryesisht zhvillimet dhe aktualitetin në qarkun e Vlorës.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 21:40, ai po lëvizte me një motomjet me katër rrota në një sipërfaqe bregdetare jashtë zonës rrugore, kur dyshohet se humbi kontrollin e mjetit, i cili u përmbys.

Si pasojë e aksidentit, gazetari pësoi dëmtime të rënda. Ai u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Në motomjet ndodhej edhe një 18-vjeçar me inicialet K. S., i cili ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur jashtë rrugës dhe nuk janë përfshirë mjete të tjera apo përdorues të rrugës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Redaksia e droni.al shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella për familjen, të afërmit, miqtë dhe kolegët e Enrik Mehmetit, duke u uruar forcë për të përballuar këtë humbje të rëndë.a.b

Po ndodh

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Qeveria të dëgjojë shqiptarët dhe Brukselin, VKM për mjedisin për tu hedhur hi syve BE e protestuesve

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.