Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shpëtohen 11 emigrantë pranë ishullit të Sazanit, gomonia mbeti në det

17/07/2026
Shpëtohen 11 emigrantë pranë ishullit të Sazanit, gomonia mbeti në det

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Një operacion shpëtimi u zhvillua mëngjesin e së premtes në veri të ishullit të Sazanit, ku 11 emigrantë nga vende të ndryshme rrezikonin të mbyteshin pasi lëviznin me një gomone të vogël që kishte mbetur me sasi të pamjaftueshme karburanti.

Sipas Policisë Kufitare, rreth orës 07:30 shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë morën një telefonatë nga një numër grek, përmes së cilës u sinjalizua se disa persona ndodheshin në rrezik në det.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Rojen Bregdetare dhe Guardia di Finanza (GDF), u nisën drejt zonës së sinjalizuar dhe arritën të lokalizonin gomonen.

Si rezultat i operacionit, të 11 emigrantët u nxorën në breg në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se mjeti lundrues ishte një gomone rreth 3 metra e gjatë, e pajisur me motor 25 kuaj fuqi, ndërsa në serbator kishte një sasi të vogël karburanti, të pamjaftueshme për lundrim.

Policia bën të ditur se monitorimi me radar i hapësirës detare ka treguar se gjatë 48 orëve të fundit nuk është konstatuar asnjë tentativë e mjeteve lundruese për të lëvizur drejt ujërave ndërkombëtare.

Ndërkohë, grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti dhe për të dokumentuar ngjarjen me prova ligjore.a.b

Po ndodh

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Qeveria të dëgjojë shqiptarët dhe Brukselin, VKM për mjedisin për tu hedhur hi syve BE e protestuesve

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.