Një incident u regjistrua mbrëmjen e së premtes, pak para nisjes së protestës së 48-të radhazi përpara Kryeministrisë.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, një qytetar që ishte pjesë e protestës iu afrua zonës ku ndodhej automjeti i kryeministrit Edi Rama, në momentin kur kreu i qeverisë po largohej nga godina e Kryeministrisë.
Menjëherë ndërhynë efektivët e Policisë, të cilët shoqëruan protestuesin. Dëshmitarë të pranishëm në vendngjarje pretenduan se ai u fut me forcë në automjetin e policisë.
Pak çaste më pas, eskorta e kryeministrit u largua nga Kryeministria në drejtim të bulevardit, ndërsa në shesh vijoi grumbullimi i qytetarëve që prej më shumë se një muaji protestojnë duke kërkuar largimin e kreut të qeverisë.m.k




