Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama, ngushëllime për ndarjen nga jeta të Atit Emir të Katarit

12/07/2026
Rama, ngushëllime për ndarjen nga jeta të Atit Emir të Katarit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Atit Emir të Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, duke e cilësuar atë një burrë shteti vizionar dhe një udhëheqës historik që ndryshoi rrënjësisht zhvillimin e vendit të tij.

Në një mesazh publik, Rama vlerësoi kontributin e tij në transformimin e Katarit, duke theksuar se ai hodhi themelet e një prej proceseve më të jashtëzakonshme të zhvillimit kombëtar në kohët moderne.

Sipas kreut të qeverisë, vizioni i Atit Emir, i vijuar nga Emiri aktual, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, e ka shndërruar Katarin në një model frymëzimi, që ka arritur të ndërthurë zhvillimin e shpejtë me ruajtjen e identitetit, trashëgimisë dhe kulturës së tij.

Rama nënvizoi gjithashtu marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë dhe Katarit, duke theksuar se të dy vendet ndajnë një bashkëpunim në rritje, të bazuar në respekt të ndërsjellë. Ai vlerësoi angazhimin e Katarit në fushat e kulturës, arsimit, dialogut dhe mbrojtjes së trashëgimisë.

Në emër të popullit shqiptar dhe në emrin e tij personal, kryeministri u shprehu ngushëllimet Emirit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, familjes Al Thani, Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, si edhe popullit të Katarit.

“U prehtë në paqe të përjetshme shpirti i Lartmadhërisë së Tij, Atit Emir, dhe vizioni e trashëgimia e tij vazhdofshin të frymëzojnë Katarin dhe brezat që do të vijnë”, përfundon mesazhi i Ramës. a.b

Po ndodh

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

10/09/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Vila tjetër e Ballukut, Abazi e ndërtoi pasi mori tender nga ministria

10/09/2026
Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

10/09/2026
Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për marrdhëniet Shqipëri-SHBA

Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për marrdhëniet Shqipëri-SHBA

10/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

10/09/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Vila tjetër e Ballukut, Abazi e ndërtoi pasi mori tender nga ministria

10/09/2026
Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

10/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.