Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

10/09/2026
Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas paraqitjes së fjalës përfundimtare nga kryeprokurorja Kimberly West dhe prokurori i çështjes, Prokuroria e Specializuar në Hagë ka kërkuar 6 vite burgim për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në rastin që lidhet me pengimin e drejtësisë.

Gjatë fjalës përfundimtare, Prokuroria kërkoi që të pandehurit të shpallen fajtorë për të gjitha pikat e aktakuzës, duke argumentuar se akuzat janë provuar përtej dyshimit të arsyeshëm dhe se veprat e pretenduara përbëjnë krime të rënda.

“Bazuar në të gjitha provat, faktet, Prokuroria kërkon që të merrni një vendim që përputhet me ligjin, provat dhe faktet. Pra, fajtorë për të gjitha pikat e aktakuzës bazuar në peshën e rëndë të veprave penale dhe tërësinë e faktorëve që merren parasysh në dënimin e zbatueshëm në këtë rast”, ka deklaruar Prokuroria.

Përveç Thaçit, Prokuroria ka kërkuar edhe dënime për të pandehurit e tjerë në këtë çështje: 9 muaj burgim për Kuçin, 3 vite burgim për Fazliun, 3 vite burgim për Kilajn dhe 3 vite burgim për Smakajn.

“Prokuroria kërkon që të jepni një vendim siç është kërkuar; për Kuçin 9 muaj burgim, për Fazliun 3 vjet burg, Kilajn 3 vjet burgim, Smakajn 3 vjet burgim dhe Thaçi 6 vjet burgim, që do vuhet në vijim të ndonjë dënimi që mund të jepet në çështjen 6 nëse do të jepet”, ka thënë Prokuroria.

Sipas Prokurorisë së Specializuar, veprat për të cilat janë ngritur akuzat dhe që ajo pretendon se janë vërtetuar përtej dyshimit të arsyeshëm lidhen me përpjekjet për të ndërhyrë dhe penguar procesin gjyqësor.

“Janë krime për një arsye të qartë; përpjekja për të ndërhyrë dhe penguar procesin gjyqësor përpara kësaj gjykate që ekziston këtu në Hagë pikërisht për shkak të së kaluarës së gjerë të frikësimit dhe ndërhyrjes së dëshmitarëve në Kosovë paraqet një kërcënim për administrimin e drejtë dhe të lirë të drejtësisë”, ka deklaruar Prokuroria.

Tashmë pritet vendimmarrja e trupit gjykues për akuzat dhe kërkesat për dënim të paraqitura nga Prokuroria.a.b

Po ndodh

PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Vila tjetër e Ballukut, Abazi e ndërtoi pasi mori tender nga ministria

10/09/2026
Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

10/09/2026
Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për marrdhëniet Shqipëri-SHBA

Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për marrdhëniet Shqipëri-SHBA

10/09/2026
Basha për padinë ndaj Vokshit: Rama kërcënon opozitën me mercenarët e Gjykatës së Lartë

Tensionohet raporti mes qeverisë dhe gjykatave, pas padisë për Malajn, reagon Rama

10/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Vila tjetër e Ballukut, Abazi e ndërtoi pasi mori tender nga ministria

10/09/2026
Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

10/09/2026
Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për marrdhëniet Shqipëri-SHBA

Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për marrdhëniet Shqipëri-SHBA

10/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.