Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bardhi për pagesën e koncertit të Kanye West: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë për një aktivitet privat

07/07/2026
Bardhi për pagesën e koncertit të Kanye West: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë për një aktivitet privat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama për mbështetjen financiare të shtetit për koncertin e Kanye West në Tiranë, duke kërkuar anulimin e aktivitetit.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi akuzon Ramën se po detyron qytetarët shqiptarë të mbulojnë me taksat e tyre koston e një aktiviteti privat, pasi sipas tij koncerti ka dështuar të sigurojë interesin e pritshëm dhe nuk janë shitur biletat.

“Kur e keqja, arroganca dhe keqqeverisja normalizohen, rënia e shtetit bëhet e pashmangshme. Sot, Edi Rama i tha popullit më të varfër në Europë, me pagat më të ulëta në kontinent, se meqenëse një nxitësi të pashoq të urrejtjes mes popujve i dështoi koncerti, nuk iu shitën biletat dhe qytetarët e bojkotuan, atëherë koston e këtij dështimi duhet ta paguajnë shqiptarët, me urdhër të Edi Ramës”, shkruan Bardhi.

Sipas tij, fondet publike nuk mund të përdoren për të financuar aktivitete private, ndërsa thekson se paratë e buxhetit duhet të shkojnë për shërbimet bazë, si shëndetësia, arsimi dhe mbështetja sociale.

“Ato para nuk janë të tijat. Janë paratë e qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk gjejnë ilaçe në spitale, kanë shkolla pa kushte dinjitoze, marrin pagat dhe pensionet më të ulëta në rajon. Buxheti i shtetit nuk është fond për të financuar aktivitete private. Kurrsesi”, shprehet ai.

Bardhi shton se zgjidhja e vetme është anulimi i koncertit, duke pretenduar se në disa vende europiane koncertet e Kanye West janë shtyrë ose anuluar. Për të mbështetur këtë qëndrim, ai ka publikuar edhe disa faksimile të artikujve të mediave ndërkombëtare, ku raportohen raste të shtyrjes ose anulimit të koncerteve të artistit në vende të ndryshme europiane.

“Zgjidhja e vetme është anulimi i koncertit, ashtu siç është vepruar edhe në disa vende europiane. Shqiptarët nuk kanë asnjë arsye të paguajnë nga taksat e tyre për pasojat e një aktiviteti privat apo për përhapjen e urrejtjes”, përfundon reagimi i Bardhit.m.k

Po ndodh

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

10/09/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Vila tjetër e Ballukut, Abazi e ndërtoi pasi mori tender nga ministria

10/09/2026
Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

10/09/2026
Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për marrdhëniet Shqipëri-SHBA

Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për marrdhëniet Shqipëri-SHBA

10/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

10/09/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Vila tjetër e Ballukut, Abazi e ndërtoi pasi mori tender nga ministria

10/09/2026
Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

10/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.