Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DITA 33/ Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Mos harxhojmë vezë, të hedhim plehrat mbi ta

02/07/2026
DITA 33/ Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Mos harxhojmë vezë, të hedhim plehrat mbi ta
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë në kuadër të protestës së 33-të kundër qeverisë.

Qytetarët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, hetimin e tij dhe të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si edhe largimin e asaj që e cilësojnë si klasë të vjetër politike, të cilën e konsiderojnë përgjegjëse për situatën në vend. Gjatë protestës, ata akuzuan Policinë e Shtetit për dhunë ndaj qytetarëve gjatë përplasjes së paradites pranë Kuvendit.

Një prej protestuesve u shpreh se tubimet do të vazhdojnë në mënyrë paqësore, pavarësisht tensioneve të krijuara.

Në fjalën e tij para Kryeministrisë, Ilir Xhemalaj deklaroi se protestuesit u përballën me forcën e policisë, por theksoi se nuk do t’i përgjigjen dhunës me dhunë.

“Sot ky regjim kërkoi të bënte kurban qindra protestues paqësorë. Janë tërhequr zvarrë, janë dhunuar dhe dhjetëra janë arrestuar. Ne nuk duam gjak shqiptari. Do të luftojmë paqësisht derisa ky regjim të largohet”, u shpreh ai.

Edhe aktivistja Arilda Lleshi akuzoi policinë se ishte përgjegjëse për përshkallëzimin e situatës, duke pretenduar se protestuesit u goditën me spraj me piper dhe u tërhoqën zvarrë ndërsa qëndronin të ulur.

Ajo deklaroi se dy aktivistë janë dhunuar pasi kishin kërkuar informacion për komisariatet ku mbaheshin protestuesit e arrestuar dhe u bëri thirrje qytetarëve të mos i lënë vetëm të ndaluarit.

“Nuk duhet t’i lëmë vetëm. Komisariatet duhet të ushtojnë, që ata ta dinë se kanë mbështetjen tonë”, tha Lleshi.

Gjatë protestës foli edhe një pensionist nga Elbasani, i cili ironizoi bonusin e pensionistëve të paralajmëruar nga qeveria. Ai tha se do ta përdorë atë shumë për të udhëtuar drejt Tiranës dhe për të marrë pjesë në protestat e ardhshme, ndërsa u bëri thirrje edhe pensionistëve të tjerë të mbështesin të rinjtë.

Një protestuese tjetër denoncoi dhunën ndaj babait të një fëmije me aftësi të kufizuara, duke pretenduar se ai ishte goditur nga policia gjatë protestës para Kuvendit. Sipas saj, ai kishte protestuar për shkak të vështirësive ekonomike dhe nevojës për të siguruar trajtim mjekësor për djalin e tij në Francë.

Ndërkohë, një pjesëmarrëse nga diaspora shqiptare në Itali kritikoi qeverinë për mënyrën e trajtimit të personave me aftësi të kufizuara dhe dënoi dhunën ndaj protestuesve. Ajo u bëri thirrje qytetarëve, përfshirë shqiptarët që do të kthehen në vend gjatë ditëve të ardhshme, t’u bashkohen protestave dhe të mbështesin kërkesat e qytetarëve.

Po ndodh

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

20/08/2026
Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

20/08/2026
FOTO/ Greqi, falsifikonin dokumente për në BE, grupi me në krye shqiptarin nxori 1 milion euro

Skandali i “universitetit” në Zall Bastar, 3 persona me diploma false nën hetim

20/08/2026
DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

19/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

20/08/2026
Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

20/08/2026
FOTO/ Greqi, falsifikonin dokumente për në BE, grupi me në krye shqiptarin nxori 1 milion euro

Skandali i “universitetit” në Zall Bastar, 3 persona me diploma false nën hetim

20/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.