Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha publikon pamjet: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm

23/06/2026
Berisha publikon pamjet: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha publikon pamjet e një kamera rpbotike në kryeministri duke theksuar se Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm, ka vendosur kudo kamera robotike.

“Edi Rama rikthen plotësisht survejimin e qytetarëve të kohës më të zezë të diktaturës komuniste.
Për rikujtesë, për gjenerata të tëra që nuk e dinë, gjatë diktaturës, të gjitha ambientet e jashtme, anët e bulevardit, pemët, urat, etj, etj, kanë qenë të mbushura me ato që në ato kohë ne i quanim çimka, të cilat regjistronin 24 orë mbi 24 orë çdo bisedë që bëhej nga qytetarët që uleshin në ato anësore të trotuareve, ose në stola, ose në parqe.
Çmenduria e diktaturës nuk kishte kufi.
Sot Edi Rama ka vendosur një sistem edhe më të thellë, edhe më të plotë survejimi se ai që ekzistonte në diktaturë.
Pas instalimit të aparaturave të regjistrimit dhe përgjimit të plotë të internetit në Shqipëri, që ai bëri me rastin e bllokimit të TikTokut dhe që vazhdojnë edhe sot të kontrollojnë totalisht komunikimet me internet në Shqipëri, Edi Rama pajisi, vendosi në dispozicion të Policisë së Shtetit projektin që quhet Smart City.”, tha Berisha.

Smart City është një projekt i bazuar në kamerat robotike, me rezolucion shumë të lartë dhe aftësi të mëdha, që në Evropë administrohet totalisht nga bashkitë dhe që është kryekëput në funksion të shërbimeve ndaj qytetarëve.

“U lutem, këtu keni një kamerë robotike që survejon ditë e natë protestën, kryengritjen paqësore të qytetarëve dhe rinisë shqiptare.
Të tilla kamera janë vendosur në të katër anët e Tiranës dhe që të gjitha jo në disponim të bashkisë, por në disponim të shtetit policesk dhe Policisë së Shtetit”, deklaroi Berisha. a.b

Po ndodh

Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026
Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026
Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.