Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama mbrohet kundër protestës me një shtesë kati të protestueses. Ato ndërtimet e Arubës nuk janë gjë!

20/06/2026
Rama mbrohet kundër protestës me një shtesë kati të protestueses. Ato ndërtimet e Arubës nuk janë gjë!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale ndaj një prej protestueseve që ka bërë thirrje për pjesëmarrjen e diasporës në protestat kundër qeverisë, duke e lidhur atë me një ndërtim pa leje në zonën historike të Durrësit.

Përmes një postimi të shoqëruar me dy fotografi, Rama publikoi pamje të një shtese ndërtimore pranë mureve të Kalasë së Durrësit, për të cilën tha se është një objekt pa leje që pritet të shpronësohet në kuadër të projektit për rigjallërimin e zonës historike të qytetit.

Sipas kryeministrit, personi që shfaqet në protestat kundër qeverisë dhe që ka bërë thirrje që diaspora të vijë në Shqipëri për të protestuar, është pikërisht ndërtuesja e këtij objekti.

Rama e cilësoi rastin si një shembull të asaj që ai e quan “algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale”, duke pretenduar se persona që kanë shkelur ligjin paraqiten si mbrojtës të interesit publik dhe të trashëgimisë kulturore.

Në reagimin e tij, kreu i qeverisë shtoi se objekti në fjalë disponon dokumente pronësie të vjetra, por e cilësoi atë si një “shtesë skandaloze” që, sipas tij, dëmton vlerat historike të Kalasë së Durrësit.

DY FOTOGRAFI DHE DY FYTYRAT E NJË SIMBOLI TË THIRRJES PËR DIASPORËN NË PROTESTË🤡

Majtas: Një shtesë skandaloze pa leje brenda mureve të kalasë së Durrësit. Shteti do ta shpronësojë në kuadrin e pastrimeve për Rilindjen e Zonës Historike, sipas projektit të miratuar.

Djathtas: Një protestuese e përbetuar për mbrojtjen e mjedisit që bërtet, “Diaspora këtë vit nuk do të vijë për pushime, por për protestë”. Ajo është vetë ndërtuesja e shtesës pa leje, e cila ka deklaruar përpara meje se do hidhet me kokë nga tarraca, po nuk e pranon fondin e shpronësimit të atij çibani ngaqë i duket pak🤡

Pikërisht kështu funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale:

Një shkelëse e ligjit, qëndrestare kundër pastrimit të trashëgimisë kulturore nga çibanët e ndërtuar pa leje vishet me flamurin e interesit publik, ve kujën për atdheun në rrezik dhe kthehet në heroinë🤡

Fakti pastaj që ky personazh grotesk është edhe militante e vajmedet Partisë Demokratike, e fut rastin në një kornizë shembullore të dashurisë për natyrën🤡🦩

*Çibani ka një hipotekë nga koha e dy gishtave🤡

Po ndodh

Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026
Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026
Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.