Deputetja e Shkodrës, Marjana Koçeku, i është bashkuar këtë mbrëmje protestës qytetare që po zhvillohet para Kryeministrisë në Tiranë.
Koçeku, e njohur edhe me emrin “Neomalësorja”, është parë mes protestuesve që prej 21 ditësh po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.
Prania e saj në tubim vjen vetëm pak ditë pasi njoftoi largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe vendimin për të vijuar mandatin si deputete e pavarur. Lëvizja e saj ka shkaktuar debate të shumta në politikë, ndërsa vetë deputetja ka qenë kritike ndaj mazhorancës dhe drejtuesve të saj.
Pjesëmarrja e Koçekut në protestë konsiderohet një zhvillim me peshë politike, pasi ajo është deputetja e parë e dalë nga radhët e socialistëve që shfaqet publikisht në një tubim të organizuar kundër qeverisë.





