Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

19/06/2026
DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Ka nisur mbrëmjen e sotme protesta e 20-të radhazi para Kryeministrisë, ku mijëra qytetarë janë mbledhur për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Protestuesit marshuan nga Sheshi “Skënderbej” drejt godinës së Kryeministrisë, duke mbushur bulevardin me thirrje kundër klasës politike. Gjatë tubimit janë dëgjuar në kor sloganet “Rama jep dorëheqjen”, si dhe “Rama në burg, Berisha në burg”.

Një banor i zonës së Astirit, gjatë fjalës së tij para protestuesve, deklaroi se tubime të tilla nuk janë parë në 35 vitet e fundit dhe akuzoi politikën për dështim në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

“Për 35 vite kjo protestë nuk ka ndodhur. Politika ka pasur mundësi të rregullojë shumë gjëra, por nuk e ka bërë. Jam banor i Astirit dhe na larguan nga shtëpitë tona. Kjo nuk është një protestë për të marrë pushtetin, por kundër hajdutërisë. Nuk mund të qeveriset duke vjedhur. Duhet të reagojmë për të ardhmen. Falënderoj këtë rini që po ngre zërin”, u shpreh ai.

Në nisje të protestës u njoftua gjithashtu se janë hequr gardhet e vendosura në zonën e Kakomesë. Një prej protestuesve e cilësoi këtë si rezultat të presionit qytetar.

“Pardje bëmë thirrje që të shkonim në Kakome, pasi qytetarët kërkuan ndihmë. Sot gardhet u hoqën. Ato që do t’i rrëzonim me duart tona, i hoqën vetë me eskavator. E kanë nga frika”, deklaroi ai.

Sipas protestuesit, ky është vetëm një hap i parë dhe lëvizja do të vijojë aksionet e saj deri në realizimin e objektivit që, sipas tij, mbetet largimi i qeverisë.

“Ata çuan eskavatorët, por ne do t’i fitojmë një nga një të gjitha betejat derisa të shporrim qeverinë dhe kryeministrin. Dorëheqje!”, tha ai.a.b

Po ndodh

Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

01/09/2026
Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026
Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

01/09/2026
Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026
Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.