Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë

17/06/2026
PE , sot rezolutë për Shqipërinë, u propozuan rreth 130 amendime
Share on FacebookShare on Whatsapp

Parlamenti Europian miratoi këtë të mërkurë raportin për Shqipërinë, duke riafirmuar mbështetjen për procesin e integrimit europian të vendit. Raporti u miratua me 483 vota pro, 103 kundër dhe 70 abstenime.

Dokumenti, i përgatitur nga raportuesi për Shqipërinë, Andreas Schieder, ishte shqyrtuar më herët në Komisionin për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, ku mori 58 vota pro, ndërsa 7 eurodeputetë votuan kundër dhe 7 abstenuan.

Në raport vlerësohet progresi i shpejtë i Shqipërisë në vitet e fundit, ndërsa autoriteteve shqiptare u kërkohet të garantojnë zbatimin e plotë të reformave dhe legjislacionit të miratuar. Megjithatë, eurodeputetët theksojnë se vendi vijon të përballet me sfida të rëndësishme, si ulja e polarizimit politik, përmirësimi i kulturës politike, forcimi i shtetit të së drejtës dhe thellimi i luftës kundër korrupsionit.

Raporti ndalet edhe te objektivi i Shqipërisë për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027, duke theksuar se ritmi dhe cilësia e reformave do të jenë vendimtare për afatet e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Shqipëria është një nga vendet më të avancuara në procesin e zgjerimit të BE-së dhe kjo reflektohet qartë në raport. Synimi për të mbyllur negociatat deri në fund të vitit 2027 nuk është thjesht një aspiratë, por një perspektivë reale”, deklaroi raportuesi Andreas Schieder.

Ai vuri theksin edhe te dimensioni social i procesit të integrimit, duke nënvizuar se anëtarësimi në BE nuk duhet të vlerësohet vetëm përmes sundimit të ligjit dhe treguesve ekonomikë, por edhe përmes funksionimit të sistemit social, mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve dhe forcimit të rolit të sindikatave.

Po ndodh

Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

01/09/2026
Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

01/09/2026
Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026
Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

01/09/2026
Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

01/09/2026
Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.