Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Agjencitë e vendeve partnere po shembin narkoshtetin e Edi Ramës!

18/06/2026
Berisha: Agjencitë e vendeve partnere po shembin narkoshtetin e Edi Ramës!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se agjencitë e vendeve partnere po shembin narkoshtetin e Edi Ramës! Grupi i Salvator Aliajt trafikoi 50 ton drogë, imagjinoni fuqinë e tyre kundër opozitës dhe qytetarëve.

ARGUMENTAT/ Së pari, një falënderim dhe mirënjohje të madhe agjencive të zbatimit të ligjit të vendeve partnere, të cilat me një seri dosjesh po shembin narkoshtetin e Edi Ramës, piramidën më gjigante të ndërtimit në Evropë, që tejkalon në mesatare tre herë ndërtuesin e ndërtimeve të BE.
Goditjen e grupeve të mëdha në rang botëror shqiptare të drogës, të lidhura këmbë e krye me Edi Ramën.
Kjo që ndodh, dhe shihni të dashur qytetarë dhe qytetare, është kryekëput vepër e politikës zyrtare që ndoqi Edi Rama, i frymëzuar edhe nga mentori i tij, Xhorxh Soros, për kanabizimin e Shqipërisë dhe favorizimin e trafikut të drogave.
Dhe ju e shihni ku ka arritur.
Një grup i fundit, Salvator Alia, ky është një emër që nuk e kishim dëgjuar kurrë, ky grup ka disponuar në dokumente 50 ton drogë.
Imagjinoni ju çfarë fuqie shkatërruese ka pasur kundër opozitës dhe qytetarëve shqiptarë.
Nuk kisha dëgjuar kurrë një grup me 50 tonelata kokainë.
U tejkalua, u harrua grupii Franc Çopjes që kishte 28 tonelata, tani del grupi Gjika-Alia, etj me 50 tonelata.
Që të gjithë të udhëhequr, të frymëzuar dhe të mbështetur nga Ergys Agasi dhe Edi Rama.
Shqiptarët pra mësojnë se regjimi i Edi Ramës noton në drogë dhe krim.
Duhet të theksoj këtu se në qoftë se anëtarët e këtyre organizatave, se para pak ditësh ishte një tjetër, ishte grupi i Arubës para pak ditësh, anëtarët e këtyre organizatave janë dhjetëra e dhjetëra, gjer sot në Shqipëri ata që janë arrestuar janë më pak se gishtat e njërës dorë.
Më pak!
Kjo sepse siç ka theksuar Nikolla Gratieri, me atë shtet nuk mund të punohet për shkak se njoftojnë dhe u japin informacion direkt bandave dhe kriminelëve.
Kuptohet tani se çfarë rreziku madhor përfaqëson regjimi i Edi Ramës jo vetëm për shqiptarët, por për Evropën dhe botën.
Në Ekuador, shqiptarët vranë kandidatin rival të presidentit.
Në Kolumbi gjithashtu.
Dhe të gjithë këta e kanë të hapur zyrën e Edi Ramës, e kanë sivëlla Olsi Ramën dhe e kanë në krye koordinatorin Ergys Agasi.
Kjo është e vërteta.r.p

Po ndodh

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.