Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

TIRANË/ 4 në arrest, zyrtarë dhe ndërtues

16/06/2026
ARRESTOHET NJË TJETËR PROKUROR
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dhe Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për katër persona të dyshuar për ndërtim të paligjshëm në kryeqytet. Bëhet fjalë për Mirsim Jellën, Fiqiri Likën, Ferdinand Shtëmbarin dhe Adriatik Shtëmbarin.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet e kryera në kuadër të procedimit penal nr. 3193, të regjistruar më 8 maj 2026, kanë zbuluar se të dyshuarit kanë tejkaluar parametrat e lejes së ndërtimit në një objekt të ndodhur në rrugën “Llukë Kaçaj”, pas Spitalit Amerikan 2 në Tiranë.

Nga verifikimet ka rezultuar se ndërtimi është realizuar jashtë kushteve të miratuara në projekt, ndërsa dyshohet se janë kryer edhe shitje informale me qëllim shmangien e detyrimeve fiskale.

Hetimet kanë zbuluar se objekti, i cili sipas lejes duhej të kishte 2 kate nën tokë dhe 9 kate mbi tokë, është ndërtuar me 11 kate mbi tokë. Sipas të dhënave të administruara nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë Tiranë, janë ndërtuar rreth 2 550 metra katrorë më shumë nga sa parashikonte leja e ndërtimit.

Prokuroria ngre gjithashtu dyshime se gjatë viteve të ndërtimit nuk janë marrë masat e nevojshme administrative nga strukturat përgjegjëse të IMT-së dhe IKMT-së, pavarësisht se shkeljet kanë qenë të dukshme në terren. Për këtë arsye, po verifikohet edhe roli i mundshëm i funksionarëve që kishin detyrimin ligjor për kontrollin dhe ndalimin e punimeve të paligjshme.

Sipas organit të akuzës, provat e mbledhura krijojnë dyshimin e arsyeshëm se katër të arrestuarit kanë konsumuar elementët e veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal, ndaj dhe është vlerësuar e nevojshme caktimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”.

Po ndodh

Rama rikthen deklaratën e vjetër: Nuk ka bir k*rve…

Rama rikthen deklaratën e vjetër: Nuk ka bir k*rve…

16/06/2026
ARRESTOHET NJË TJETËR PROKUROR

TIRANË/ 4 në arrest, zyrtarë dhe ndërtues

16/06/2026
Qeveria i jep 9000 metra katror bregdet nga prona shtetërore në Palasë, milionerit shqiptar

SPAK shpall në kërkim Beson, ndërmjetësoi për lejet e ndërtimit

16/06/2026
Protesta do të përshkallëzohet, paralajmërimi i protestuesit

Protesta do të përshkallëzohet, paralajmërimi i protestuesit

15/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama rikthen deklaratën e vjetër: Nuk ka bir k*rve…

Rama rikthen deklaratën e vjetër: Nuk ka bir k*rve…

16/06/2026
ARRESTOHET NJË TJETËR PROKUROR

TIRANË/ 4 në arrest, zyrtarë dhe ndërtues

16/06/2026
Qeveria i jep 9000 metra katror bregdet nga prona shtetërore në Palasë, milionerit shqiptar

SPAK shpall në kërkim Beson, ndërmjetësoi për lejet e ndërtimit

16/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.