Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama rikthen deklaratën e vjetër: Nuk ka bir k*rve…

16/06/2026
Rama rikthen deklaratën e vjetër: Nuk ka bir k*rve…

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Rama në Bazel në një ekspozitë pikture

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku pretendohet se ai ndodhej në Basel të Zvicrës me shpenzime shtetërore. Në një postim në platformën X, Rama i hodhi poshtë këto pretendime, duke theksuar se gjatë gjithë karrierës së tij publike nuk ka udhëtuar asnjëherë privatisht me paratë e shtetit.

Ai sqaroi se vizita në Zvicër ishte realizuar me ftesë private nga panairi ndërkombëtar i artit Art Basel, ku ishin ekspozuar edhe veprat e tij. Sipas Ramës, udhëtimi dhe qëndrimi së bashku me bashkëshorten janë mbuluar plotësisht me shpenzimet personale.

Duke kujtuar një deklaratë të bërë vite më parë, kreu i qeverisë shkroi: “S’ka bir nëne a bir k…, që të gjejë në xhepin tim një qindarkë që s’është fituar me punë të ndershme”. Rama theksoi se edhe sot, pas më shumë se dy dekadash në jetën publike, qëndron plotësisht pas kësaj deklarate, ndërsa akuzat e pabazuara i cilësoi si shpifje dhe sulme politike.a.b

POSTIMI NË X/ Qenka shpërndarë një video ku dikush më paska kapur mat duke pirë ujë në Basel të Zvicrës me shpenzimet e shtetit..

Në thuajse tre dekada shërbim publik unë kurrë nuk kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit dhe e njëjta gjë vlen edhe për familjen time.

Në 13 vjet në detyrën e kryeministrit unë dhe familja ime kurrë nuk kemi shkuar me pushime jashtë shtetit.

Në Zvicër isha i ftuar privatisht nga ArtBasel, panairi i përvitshëm i galerive më prestigjoze të artit në botë, ku janë prezantuar edhe vepra të miat. Kemi udhëtuar dhe qëndruar një ditë e gjysëm me bashkëshorten, si gjithnjë në këto raste plotësisht me shpenzimet tona.

Por ky është një rast i mirë në kohën e duhur, për të vënë një pikë të qartë mbi “i”:

Rreth njëzetë vite më parë, kur nuk më ishte regjur ende lëkura me baltën e shpifjeve e të akuzave pa hesap, pata vënë kujën publikisht duke thënë që “s’ka bir nëne a bir k…, që të gjejë në xhepin tim një qindarkë që s’është fituar me punë të ndershme”!

Sot, dy dekada më vonë, nuk jam më natyrisht ai 40 vjeçari i pamësuar ende me qenërinë e arenës plot baltë të jetës politike, i cili humbte gjumin nga plagët përvëluese të shpifjeve dhe akuzave kriminale.

Por e them me krenari, se ajo fjali e lëshuar asokohe nga dhimbja e nga ndjenja e turpit përpara njerëzve të mi dhe të gjithë atyre që më kishin besuar drejtimin e Tiranës, qëndron 100% e paprekshme në përmbajtjen e saj edhe sot, përballë të gjithë atyre që më kanë besuar drejtimin e Shqipërisë.

Dhe mos e harroni asnjëherë:

Kush shpif apo akuzon pa prova kundër jush, ose e ka bërë vetë atë për të cilën ju akuzon ose do ta bënte po të ishte në vendin tuaj, prandaj edhe gjelozia apo urrejtja ose të dyja bashkë e bëjnë t’i besojë çdo maskarallëku që nxjerr nga goja.

Kur shoh se si bota ku jetojmë është bërë gjithnjë e më shumë falë rrjeteve sociale, lëndina ku ferrat e pafundme të rrenës shumohen me shpejtësinë e klikimit, ndërsa lulet e së vërtetës mbyten rëndom nga ferrat, më shkon gjithnjë mendja tek Librat e Shenjtë, ku shpifësi shfaqet edhe më i keq se vrasësi.

Po ndodh

Rama rikthen deklaratën e vjetër: Nuk ka bir k*rve…

Rama rikthen deklaratën e vjetër: Nuk ka bir k*rve…

16/06/2026
ARRESTOHET NJË TJETËR PROKUROR

TIRANË/ 4 në arrest, zyrtarë dhe ndërtues

16/06/2026
Qeveria i jep 9000 metra katror bregdet nga prona shtetërore në Palasë, milionerit shqiptar

SPAK shpall në kërkim Beson, ndërmjetësoi për lejet e ndërtimit

16/06/2026
Protesta do të përshkallëzohet, paralajmërimi i protestuesit

Protesta do të përshkallëzohet, paralajmërimi i protestuesit

15/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama rikthen deklaratën e vjetër: Nuk ka bir k*rve…

Rama rikthen deklaratën e vjetër: Nuk ka bir k*rve…

16/06/2026
ARRESTOHET NJË TJETËR PROKUROR

TIRANË/ 4 në arrest, zyrtarë dhe ndërtues

16/06/2026
Qeveria i jep 9000 metra katror bregdet nga prona shtetërore në Palasë, milionerit shqiptar

SPAK shpall në kërkim Beson, ndërmjetësoi për lejet e ndërtimit

16/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.