Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama leksion protestuesve se si duhet ta bëjnë protestën: Është kundër turizmit dhe imazhit

15/06/2026
Rama leksion protestuesve se si duhet ta bëjnë protestën: Është kundër turizmit dhe imazhit

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Përmes një reagimi publik, kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat që po zhvillohen prej ditësh në vend, duke theksuar se qytetarët janë të lirë të protestojnë, por duke shprehur shqetësim për drejtimin që, sipas tij, ka marrë lëvizja.

Rama deklaroi se protesta nuk lidhet më me çështjen e Sazanit apo Zvërnecit, pasi dokumentacioni dhe procedurat e ndjekura nga qeveria, sipas tij, dëshmojnë respektimin e interesit publik dhe standardeve ndërkombëtare.

Kreu theksoi ndikimin negativ sipas tij që protestat mund të kenë mbi imazhin e Shqipërisë dhe sezonin turistik, duke përmendur anulime rezervimesh dhe dëme të mundshme për ekonominë e lidhur me turizmin.

Ai sulmoi bllokimin e akseve rrugore, përfshirë rrugën drejt aeroportit të Rinasit, duke e cilësuar këtë si cenim të lirisë së lëvizjes së qytetarëve. Rama shprehu keqardhje për të rinjtë që i janë bashkuar protestës, duke pretenduar se ajo po ndikohet nga elementë me qëllime destruktive.

Në përfundim, kryeministri u shpreh se qeveria do të nxjerrë mësime nga shqetësimet legjitime të qytetarëve, ndërsa shtoi se Partia Socialiste do të dalë më e fortë politikisht pas kësaj periudhe tensioni. a.b

POSTIMI I RAMËS NË X/ Protestuesit janë të lirë të protestojnë paqësisht për çfarë të duan, si të duan e deri kur të duan, por pa dashur t’ju bëj moral nuk kam se si mos t’u them:

  1. Kjo protestë nuk ka më asnjë lidhje me Sazanin a me Zvërnecin, sepse i gjithë dokumentacioni i procesit dhe e gjithë qasja e dokumentuar qeverisë, tregojnë qartë që qeveria është në lartësinë e interesit publik e të standarteve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.
  2. Kjo protestë po godet imazhin e Shqipërisë dhe sezonin turistik, duke ushqyer perceptimin negativ e të pavërtetë të një vendi jomiqësor ndaj mjedisit, jomikpritës për investimet e huaja dhe te pasigurtë për turistët. Anullimet e rezervimeve të hoteleve dhe bllokimet e rrugëve paralajmërojnë një sezon jo pozitiv ekonomikisht, për shumë e shumë familje e njerëz që kanë lidhje direkte apo indirekte me zinxhirin e vlerës së industrisë së turizmit.
  3. Kjo protestë që arrin e degradon në një turmë të drejtuar nga mendje të liga dhe duar të këqia drejt rrugës së aeroportit, duke bllokuar natën në rrugë mijëra njerëz në lëvizjen e tyre të lirë, ka brenda saj pikërisht atë të keqen e madhe të ekstremizmit që frymëzon bullizimin online dhe prishjen me pahir të ritmit të jetës së shumicës.
  4. Keqardhje për të rejat e të rinjtë e zhgënjyer nga marshimi qorrazi drejt Rinasit me shijen e lirisë e të pavarësisë së tyre dhe në emër të një revolucioni imagjinar, derisa e kuptuan edhe vetë se çfarë budallallëku kishin bërë duke i shkuar mbrapa skuthave të infiltruar nga forcat destruktive, brenda a jashtë, të cilat po bëjnë çmos për ta dëmtuar sa më shumë Shqipërinë. Uroj që të zgjohen sa më parë nga ky jerm dhe të shkëputen një orë e më parë nga mendjet e liga dhe duart e këqia që tanimë e kanë marrë në kontroll protestën.
  5. Kjo protestë ka ekzaltuar edhe shumë personazhe me një emër të dëgjuar në mexhelisin e jetës publike. Me mendjet e tyre të cekëta ata i janë bashkuar asaj me mënyra të ndryshme, në bulevard apo në kanalet sociale e mediatike, me idenë se deti u bë kos, qeveria po mbytet, një orë e re erdhi për lugët në brezat e tyre.

Por nëse ka përfitues të vërtetë nga kjo protestë, ata janë vetëm dy:

Qeveria Shqiptare, e cila do të nxjerrë patjetër mësimet që i duhen nga pjesa e çiltër e protestës, duke adresuar si duhet shqetësimet legjitime të asaj pjese dhe Partia Socialiste, e cila kur të shpërndahet mjegulla do t’i zhgënjejë rëndë të gjithë kundërshtarët e saj, duke u shfaqur më e madhe dhe më e fortë në qendër të skenës politike të Shqipërisë

Po ndodh

Rama pritet me protesta në Berlin, emigrantët shqiptarë i kërkojnë dorëheqjen

Rama pritet me protesta në Berlin, emigrantët shqiptarë i kërkojnë dorëheqjen

16/06/2026
SPAK sekuestron hotelin “Zig Zag” në Jalë, pasuri pranë “Air Albania” dhe në Gjirin e Lalzit

SPAK sekuestron hotelin “Zig Zag” në Jalë, pasuri pranë “Air Albania” dhe në Gjirin e Lalzit

16/06/2026
Pas çmimit në Shkup, “Sekreti i fshehur në libra” i Rovena Rrozhanit shkon në ribotim

Pas çmimit në Shkup, “Sekreti i fshehur në libra” i Rovena Rrozhanit shkon në ribotim

16/06/2026
Protesta në ditën e 17: Rama të anulojë ligjet dhe të zbduket

Protesta në ditën e 17: Rama të anulojë ligjet dhe të zbduket

16/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama pritet me protesta në Berlin, emigrantët shqiptarë i kërkojnë dorëheqjen

Rama pritet me protesta në Berlin, emigrantët shqiptarë i kërkojnë dorëheqjen

16/06/2026
SPAK sekuestron hotelin “Zig Zag” në Jalë, pasuri pranë “Air Albania” dhe në Gjirin e Lalzit

SPAK sekuestron hotelin “Zig Zag” në Jalë, pasuri pranë “Air Albania” dhe në Gjirin e Lalzit

16/06/2026
Pas çmimit në Shkup, “Sekreti i fshehur në libra” i Rovena Rrozhanit shkon në ribotim

Pas çmimit në Shkup, “Sekreti i fshehur në libra” i Rovena Rrozhanit shkon në ribotim

16/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.