Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama fton protestuesit për dialog: Nuk negocioj vizionin dhe programin e qeverisë

12/06/2026
Rama fton protestuesit për dialog: Nuk negocioj vizionin dhe programin e qeverisë

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp


Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje protestuesve që kundërshtojnë projektet e zhvillimit në Zvërnec të angazhohen në diskutim mbi faktet dhe dokumentet, duke theksuar se është i gatshëm për dialog, por jo për të negociuar programin e qeverisë dhe vizionin e tij për zhvillimin e vendit.

Gjatë një deklarate publike, Rama akuzoi kundërshtarët se po mbështeten në informacione të pavërteta lidhur me ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura dhe projektet e planifikuara në zonë.

“Ejani të shikoni se kush jua ka thënë në mënyrë të përbindshme, të përsëritur që ne paskemi ndryshuar ligjin e zonave të mbrojtura për t’i hapur rrugë këtij zhvillimi, ju ka shaluar me një rrenë shumë të fortë që ju e keni marrë për kalë betejë dhe prandaj nuk bëni dot betejë me atë rrenë. Halli është se kur unë i them këto, përgjigja juaj është nuk ka negociata. Ndërkohë që unë nuk kam asnjë negociatë për të bërë me ju, sepse nuk negocioj dot as vizionin, as programin, as kontratën me ata që më kanë votuar, që bashkë me Partinë Socialiste ta çojmë në 35 miliardë euro prodhimin e përgjithshëm kombëtar të Shqipërisë në vitin 2030, që ta çojmë në 15.000 euro shifrën e të ardhura për frymë dhe që ta bëjmë Shqipërinë një princeshë të turizmit mesdhetar. Këto nuk negociohen gjithsesi për sa i takon kësaj teme, unë jam në dispozicion në çdo kohë ashtu si kundër jam i hapur për çdo diskutim. mbi mënyrën se si duhet të harmonizojmë mbrojtjen e natyrës dhe zhvillimin e turizmit”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë përsëriti se nuk ekziston asnjë marrëveshje për shitjen apo dhënien me qira të ishullit të Sazanit, duke u kërkuar qytetarëve të bazohen te faktet dhe dokumentacioni zyrtar përpara se të nxjerrin përfundime mbi projektet e propozuara.

Po ndodh

Borsh, mbytet varka, zvicerani gjendet gjallë, vijojnë kërkimet për gruan e tij

Peshkatari përfshihet nga stuhia, gjendet pa jetë në Ksamil

22/07/2026
Amarildo që u dënua në Britani, djali i deputetit në Tiranë

EMRI/ Vrau para 25 vitesh, arrestohet në Angli shqiptari

22/07/2026
FOTO/ Vrasja e dyfishtë në Lushnje, ja kush është i shumëkërkuari Laert Haxhiu, i dyshuar si atentatori

Burgu i Drenovës, Laert Haxhiu nuk i ndahet telefonit

22/07/2026
Ndahet nga jeta akademik Emin Riza, qytetar nderi në Berat e Gjirokastër

Ndahet nga jeta akademik Emin Riza, qytetar nderi në Berat e Gjirokastër

22/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Borsh, mbytet varka, zvicerani gjendet gjallë, vijojnë kërkimet për gruan e tij

Peshkatari përfshihet nga stuhia, gjendet pa jetë në Ksamil

22/07/2026
Amarildo që u dënua në Britani, djali i deputetit në Tiranë

EMRI/ Vrau para 25 vitesh, arrestohet në Angli shqiptari

22/07/2026
FOTO/ Vrasja e dyfishtë në Lushnje, ja kush është i shumëkërkuari Laert Haxhiu, i dyshuar si atentatori

Burgu i Drenovës, Laert Haxhiu nuk i ndahet telefonit

22/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.