Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Nga dje,unë dhe familjarët e mi nuk jemi të privuar nga mundësia e udhëtimit në SHBA

12/06/2026
Gazetari Maho publikon dokumentat e rrëmbimit të tokës në Vuno nga Rama. Deklarata e Berishës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjetet sociale pasi Departamenti i Shtetit i SHBA-së rishqyrtoi çështjen e tij dhe të familjarëve të tij, duke i hequr kufizimin për udhëtimin në Shtetet e Bashkuara.

Në mesazhin e publikuar, Berisha shprehet se është korrigjuar një vendim që ai e konsideron të padrejtë dhe falënderon administratën e Presidentit Donald Trump dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio për këtë vendim.

Berisha falënderon gjithashtu familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike për solidaritetin e treguar gjatë kësaj periudhe, si dhe qytetarët shqiptarë që e kanë mbështetur me votë.

Në përfundim të reagimit të tij, kreu i demokratëve u bën thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të PD-së të vijojnë përpjekjet për, sipas tij, rikthimin e votës së lirë dhe të ardhmes së merituar të qytetarëve shqiptarë.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq,

Që nga dita e djeshme, pas një rishqyrtimi të thelluar nga Departamenti i Shtetit të çështjes time, unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar nga mundësia e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, dje u korrigjua një vendim i padrejtë i administratës së mëparshme të SHBA-së ndaj meje dhe familjes sime.
Me këtë rast, dua të falënderoj administratën e Presidentit Trump dhe Sekretarin Rubio për korrigjimin e këtij vendimi të padrejtë, i cili ishte i bazuar fund e krye në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe mentorit të tij, George Soros.
Unë falënderoj gjithashtu familjen time, miqtë e mi shqiptar dhe të huaj, bashkëpunëtorët e mi, anëtarët dhe mbështetësit e PD-së për solidaritetin dhe mbështetjen e tyre të tejet të çmuar, të cilën e dëshmuan ndaj meje në sagen time për të vërtetën dhe dinjitetin njerëzor.
Mirënjohje të veçantë dua t’u shpreh sot mbi gjysmë milioni qytetarëve shqiptarë, të cilët, në kushtet tejet të vështira të një autokracie elektorale dhe një narkoregjimi, votuan për mua dhe Partinë Demokratike.
Duke përfunduar, ftoj anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të vazhdojmë pa rreshtur përpjekjet tona për rikthimin e votës së lirë dhe të ardhmes së merituar të qytetarëve shqiptarë. #sb

https://www.facebook.com/share/p/1BteJFhsQ5/?mibextid=wwXIfr

Po ndodh

Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

“Po e merr aeroportin për t’ia dhënë Ron Yeffet”. Akuza e Pacollit qeverinë shqiptare në arbitrazh

13/09/2026
Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

13/09/2026
Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

13/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

I bëjnë shoshë makinën para derës së shtëpisë, çfarë ndodhi në Urakë të Matit

13/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

“Po e merr aeroportin për t’ia dhënë Ron Yeffet”. Akuza e Pacollit qeverinë shqiptare në arbitrazh

13/09/2026
Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

13/09/2026
Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

13/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.