Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Trafik i heroinës nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 persona

11/06/2026
Trafik i heroinës nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 persona

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë finalizuar operacionin e koduar “Trajektorja”, duke goditur një rast të trafikimit të lëndës narkotike heroinë nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë.

Operacioni u zhvillua pas një hetimi të ndjekur me metoda speciale dhe nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Elbasanit. Si rezultat, u arrestuan në flagrancë dy persona dhe u sekuestruan 1 kilogram heroinë, një automjet, telefona celularë dhe shuma parash në valuta të ndryshme.

Sipas Policisë, automjeti tip “Fiat” me të cilin udhëtonin të dyshuarit u ndalua për kontroll në aksin rrugor Bulqizë–Librazhd. Gjatë kontrollit të imtësishëm, efektivët zbuluan një çantë shpine të fshehur në gomën e pasme të furgonit, brenda së cilës ndodhej 1 kilogram lëndë narkotike heroinë.

Në pranga ranë shtetasi L. G., 32 vjeç, banues në Strugë, dhe A. B., 45 vjeç, banues në Durrës. Nga hetimet paraprake dyshohet se lënda narkotike ishte siguruar në Maqedoninë e Veriut nga shtetasi L. G. dhe ishte futur në territorin shqiptar përmes kufirit të gjelbër. Më pas ajo do t’i dorëzohej shtetasit A. B., i cili dyshohet se do ta shiste në Shqipëri.

Gjatë operacionit u sekuestruan si prova materiale 1 kilogram heroinë, furgoni i përdorur për transportin e saj, dy telefona celularë, si dhe 40 mijë lekë, 50 euro dhe 290 denarë.

Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.

Po ndodh

“E kapën mat”/ Protestuesit përballen me Belinda Ballukun, thirrje: “O hajdute”, “Rama në burg, Belinda në burg”

“E kapën mat”/ Protestuesit përballen me Belinda Ballukun, thirrje: “O hajdute”, “Rama në burg, Belinda në burg”

14/09/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

“Po e merr aeroportin për t’ia dhënë Ron Yeffet”. Akuza e Pacollit qeverinë shqiptare në arbitrazh

13/09/2026
Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

13/09/2026
Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

13/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“E kapën mat”/ Protestuesit përballen me Belinda Ballukun, thirrje: “O hajdute”, “Rama në burg, Belinda në burg”

“E kapën mat”/ Protestuesit përballen me Belinda Ballukun, thirrje: “O hajdute”, “Rama në burg, Belinda në burg”

14/09/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

“Po e merr aeroportin për t’ia dhënë Ron Yeffet”. Akuza e Pacollit qeverinë shqiptare në arbitrazh

13/09/2026
Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

13/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.