Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Operacion i gjerë në Vlorë, goditet një grup kriminal. Në pranga 6 persona

09/06/2026
Operacion i gjerë në Vlorë, goditet një grup kriminal. Në pranga 6 persona

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Grupi”, duke goditur një grup kriminal me aktivitet në fushën e krimeve kundër personit dhe të narkotikëve.

Si rezultat i operacionit, të zhvilluar në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, janë arrestuar gjashtë persona: Florian Shala alias Florian Alliaj, Neritan Dalipaj alias Neritan Qejvanaj, Aleksandër Dula alias Aleksandër Thomai alias Ilir Dula, Miço Beqaraj, Turi Aligjoni dhe Dritan Çelaj.

Sipas policisë, grupi vepronte kryesisht në qytetet e Vlorës dhe Fierit dhe konsiderohej me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Gjatë ndërhyrjes në një lokal në fshatin Vranisht, efektivët vunë në pranga katër persona, ndërsa në të njëjtin ambient u kapën edhe dy shtetas të shpallur në kërkim.

Mes të arrestuarve është edhe Turi Aligjoni, i dyshuar si autor i plagosjes së rëndë me armë zjarri të 26-vjeçarit F. L., ngjarje e ndodhur më 7 qershor në Vlorë.

Në pranga ka rënë gjithashtu Aleksandër Dula alias Aleksandër Thomai alias Ilir Dula, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Ai rezulton i dënuar nga Gjykata e Apelit e Leçes me 6 vjet e 8 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Gjatë operacionit u sekuestruan katër armë zjarri pistoleta të markave “Glock”, “Sig Sauer” dhe “Canik”, municion luftarak, shtatë telefona celularë, 1850 euro dhe tre automjete, dy prej tyre me targa të huaja. Njëri nga automjetet ishte i blinduar.

Nga hetimet ka rezultuar se një automjet tip “BMW X5”, i sekuestruar gjatë operacionit, ishte përdorur nga Turi Aligjoni për t’u larguar nga vendi i ngjarjes pas plagosjes së 26-vjeçarit.

Policia dhe Prokuroria po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal të grupit dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.a.b

Po ndodh

Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

Pikëpyetje mbi momentet e fundit të gazetarit Enrik Mehmeti

21/07/2026
DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

21/07/2026
Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

21/07/2026
Burnham bën njoftimin e parë të madh si kryeministër, heq TVSH-në nga faturat e energjisë

Burnham bën njoftimin e parë të madh si kryeministër, heq TVSH-në nga faturat e energjisë

21/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

Pikëpyetje mbi momentet e fundit të gazetarit Enrik Mehmeti

21/07/2026
DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

21/07/2026
Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

21/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.