Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Rama i futi në kurth vajzën dhe dhëndrin e Trump, ‘Zvërneci’ po hetohej

06/06/2026
Berisha: Rama i futi në kurth vajzën dhe dhëndrin e Trump, ‘Zvërneci’ po hetohej
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rama i futi në kurth vajzën dhe dhëndrin e presidentit të SHBA për qëllimet e tij, ‘Zvërneci’ po hetohej prej një viti kurse ky dha leje zhvillimi, tha sot kreu i PD, Sali Berisha gjatë një komunikimi online me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

ARGUMENTAT/ Duhet të deklaroj këtu se këto ditë nxorën në pah një kurth të madh që Edi Rama kishte organizuar për investitorët, dhe konkretisht e them me bindje të plotë, për vajzën dhe dhëndrin e presidentit të SHBA.
Më lejoni të dashur qytetarë ta zbërthej pak këtë moment.
Së pari, çfarë del këto ditë?
Del se aty ka probleme madhore pronësie.
Fermeri, dje në Zvërnec ia plasi në fytyrë, i tha pyete pak Ardit Bidon se e kujt është toka.
Çfarë do të thotë kjo?
Do të thotë se në dokumentet arkivore, ai zotëri kishte gjetur tokën e baballarëve të tij që po e rrëmben Edi Rama.
Dhe pastaj i kthehej dhe i thoshte mos më fol për gjykatën se më prish me Evropën.
Po kur shave gjykatën me regjistër dhe prokurorinë për Lubi Ballukun, për Lindat e tua, për Ergys Agasin, nuk u prishe me Evropën, kurse për pronën e tjetrit që po ia grabit, u prishke me Evropën. Demagog i pacipë.
Çfarë zbuloi dje takimi në Zvërnec?
Zbuloi se Zvërneci po hetohej prej një viti nga ai organ që ka dy vepra penale në hetim, korrupsionin e lartë dhe krimin e organizuar.
Pra, në një dosje ku prokuroria shqiptare kishte nisur hetimet për krim të organizuar ose korrupsion në nivelet më të larta, zotëria e tij jepte lejen e zhvillimit për kompaninë duke shpresuar se autoriteti i zotit Kushner dhe vajzës do të mjaftonin për të mbyllur çdo dosje.
A nuk është ky një kurth i shëmtuar i një të paburri që bën çdo lloj akti për përlyer cilindo për përfitime të vetat?
Si mundesh ti të japësh leje zhvillimi në një zonë, e cila e di mirë se po hetohej nga prokuroria speciale për krim të organizuar dhe korrupsion?
Çfarë doje të bëje ti me këtë?
Pra, a nuk është ky një kurth i yti për qëllimet e tua?
Çfarë del tjetër tani?
Se e kam thënë që në fillim, se në këtë aferë, ajo që të bën që në fillim një përshtypje tepër dërrmuese është mungesa totale e transparencës. Zero transparencë.
Çfarë pamë ne?
Ne pamë telat me gjemba, pamë një njeri që zvarritej, pamë protestuesit dhe qeveria që fajësonte kompaninë se nuk ke zgjidhur problemet me pronarët, paçka se i kishte dhënë titullin e investitorit strategjik, paçka se i kishte dhënë lejen e zhvillimit.
Pyesni pak, çfarë qeverie është kjo?
Të vijmë tani çfarë kanë nxjerrë të dhënat e tjera tepër tronditëse.
Zotëria e tij rrjedh në media se do ndërtohen dhjetë mijë dhoma.
Dhjetë mijë dhoma të dashur miq nuk janë duke filluar nga Karabaruni gjer në Ksamil.
Imagjinoni ju se çfarë batërdie…
Sepse nuk janë 10 mijë dhoma, janë edhe 10 mijë garazhe, anekse, etj.
Aty pra, ky i cili e mori Zvërnecin zonë të mbrojtur, e hoqi nga zona e mbrojtur, e heq ti, po nuk e heq Evropa, sepse habitatet e mbrojtura nuk janë vetëm për vendin përkatës, por janë për të gjitha vendet anëtare të BE dhe për vendet që ndjekin procesin e integrimit në BE.
Tani do më falni të dashur qytetarë, do u shpjegoj një moment të qeverisjes së mëparshme me Vjosën.
Po ndërtonim rrugën Levan-Vlorë, të financuar nga dy bankat e mëdha evropiane, për të cilat unë u jam shumë mirënjohës. Banka Evropiane për Investime dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Në një moment të caktuar, grupet e mbrojtjes së mjedisit, të cilat i falënderoj, ngritën me të drejtë çështjen se autostrada shqetësonte habitatet, se kalonte në afërsi.
Bankat reaguan menjëherë dhe i kërkuan qeverisë tonë të ndryshojë projektin, ta largojë nga habitati.
Ndryshimi i projektit na kushtoi ne 18 milionë euro.
Por ne e ndryshuam projektin sepse rruga është rrugë, ato janë habitate të përjetshme dhe ato nuk preken.
Së dyti, qëndrimi ynë ndaj habitateve. Në vitin 2012, po afrohej afati që skadonte koncesioni i Rinasit dhe ne na lejohej të ndërtonim aeroporte në vend.
Dhe aeroporti i parë që kishim planifikuar ishte ai i Vlorës.
Dërguam grupin e specialistëve, specialistët tanë u kthyen dhe na thanë se aty ku ka qenë aeroporti nuk mund të ndërtohet për shkak të habitateve.
Sollën propozimin që aeroporti të ndërtohej tek kthesa e Levanit, gjetën edhe tokën të papërdorur dhe që nuk kishte prodhime dhe ishte vendi më i përshtatshëm sipas tyre dhe ishim plotësisht dakord sepse ky aeroport i shërbente edhe Beratit, i shërbente edhe Gjirokastrës. I shërbente jugut në tërësi.
Të njëjtën kanë bërë këta në vitin 2017. Kanë dërguar grupin.
Dhe ne sigurisht e spostuam aeroportin, ne vendosëm ta ndërtojmë tek kthesa e Levanit.
Këta dërguan grupin, Lubi Balluku. Dhe grupi u kthye me të njëjtin konkluzion, përveç tre servilëve që mbajtën anën e qeverisë.
Të gjithë të tjerët i thanë jo, aeroporti nuk ndërtohet aty, është në zonë të mbrojtur, shkatërron habitatin e flamengove dhe nuk mund të ndërtohet.
I nxorën për leckash jashtë dhe Edi Rama në mënyrë brutale vendosi ndërtimin e aeroportit, ku i ka dhënë një goditje fatale habitatit të shpendëve, të cilët nën zhurmë dhe nën uturimat e avionëve nuk mund të qëndrojnë më në atë lagunë.r.p

Po ndodh

Berisha: Rama i futi në kurth vajzën dhe dhëndrin e Trump, ‘Zvërneci’ po hetohej

Berisha: Rama i futi në kurth vajzën dhe dhëndrin e Trump, ‘Zvërneci’ po hetohej

06/06/2026
Konflikt masiv në Lac, plagoset vëllai i deputetit socialist, Prenga

E bija qëlloi nënën 85-vjeçare, mjekja nuk njoftoi policinë

06/06/2026
GENC POLLO/ Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

GENC POLLO/ Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

06/06/2026
Berisha në tryezën e Martens Centre: Mbyllja e syrit nuk ka qenë neutralitet por bashkëfajësi pasive

Berisha në tryezën e Martens Centre: Mbyllja e syrit nuk ka qenë neutralitet por bashkëfajësi pasive

06/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Rama i futi në kurth vajzën dhe dhëndrin e Trump, ‘Zvërneci’ po hetohej

Berisha: Rama i futi në kurth vajzën dhe dhëndrin e Trump, ‘Zvërneci’ po hetohej

06/06/2026
Konflikt masiv në Lac, plagoset vëllai i deputetit socialist, Prenga

E bija qëlloi nënën 85-vjeçare, mjekja nuk njoftoi policinë

06/06/2026
GENC POLLO/ Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

GENC POLLO/ Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

06/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.