Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

01/09/2026
DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Është zbardhur dëshmia e 18-vjeçarit që punonte si kamerier në një hotel në zonën e Malit të Robit dhe që pretendon se është dhunuar nga pronarët dhe persona të tjerë të pranishëm në ambientet e hotelit.

Sipas dëshmisë së tij, gjithçka ka nisur më 27 gusht, kur ai u ka komunikuar personave me të cilët punonte vendimin për t’u larguar nga puna dhe u ka kërkuar pagën që i takonte.

“Më datë 10.07.2026 kam filluar punë si banakier në hotelin, në zonën e Malit të Robit. Për fillimin e punës kam biseduar me Florian dhe Arbër Habilaj. Më datë 27.08.2026 u kam kërkuar pagën, pasi kisha vendosur të largohesha nga puna dhe të punoja diku tjetër.”

18-vjeçari ka deklaruar se pas njoftimit për largimin nga puna, situata është përshkallëzuar.

“Në momentin që i kam thënë këtë, të pranishëm kanë qenë Florian dhe Arbër Habilaj, Enold Dragoti dhe Mariglen Mosha. Ata nuk e kanë pranuar largimin tim nga puna dhe fillimisht më kanë sharë.”

Më tej, ai ka përshkruar dhunën që, sipas tij, është ushtruar ndaj tij.

“Floriani më ka goditur i pari me grusht, ndërsa Arbëri më ka goditur me një tavëll qelqi në kokë dhe në fytyrë. Jam goditur edhe nga Enold Dragoti, ndërsa Mariglen Mosha më ka mbajtur dhe më ka penguar të largohesha. Ata më kishin bllokuar rrugën dhe vazhdonin të më godisnin.”

18-vjeçari pretendon gjithashtu se gjatë dhunës është kërcënuar me vdekje.

“Gjatë kohës që më godisnin, më kanë kërcënuar vazhdimisht se do të më vrisnin. Duke u ndjerë në rrezik dhe për t’u mbrojtur, kam marrë një gotë qelqi dhe kam goditur Florianin në kokë. Kam goditur edhe me grushte, me qëllim që të largohesha prej tyre.”

Sipas dëshmisë, edhe pasi kishte arritur të largohej nga ambientet e hotelit, përplasja ka vijuar.

“Pas kësaj kam arritur të largohem me vrap, por jam ndjekur nga të katër personat, të cilët më kanë bllokuar përsëri rrugën dhe më kanë goditur sërish.”

Një ditë më parë, Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 45 ditë për dy personat e arrestuar në lidhje me ngjarjen.

Bëhet fjalë për Florian Habilajn, një prej bashkëpronarëve të hotelit, dhe Enold Dragotin, të cilët u arrestuan nga Policia e Kavajës.

Prokuroria i akuzon dy të arrestuarit për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.m.k

Po ndodh

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

01/09/2026
Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

01/09/2026
Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

01/09/2026
Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

01/09/2026
Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

01/09/2026
Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.