Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha në tryezën e Martens Centre: Mbyllja e syrit nuk ka qenë neutralitet por bashkëfajësi pasive

06/06/2026
Berisha në tryezën e Martens Centre: Mbyllja e syrit nuk ka qenë neutralitet por bashkëfajësi pasive
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në seminarin vjetor të Bashkëpunimit dhe Planifikimit të organizuar nga Wilfried Martens Centre for European Studies, ku ngriti shqetësime për situatën politike dhe institucionale në Shqipëri.

Gjatë takimit të zhvilluar në Durrës me presidentin e Martens Centre, ish Kryeministër i Sllovakisë, Mikuláš Dzurinda, Berisha paraqiti atë që e cilësoi si një panoramë shqetësuese të gjendjes në vend, duke akuzuar qeverinë për kapje të institucioneve, manipulim të procesit zgjedhor dhe bashkëpunim me krimin e organizuar.

Kreu i opozitës tha se Partia Demokratike ka zhvilluar një fushatë intensive sensibilizimi për atë që e konsideron si dy skandale madhore, dosjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe çështjen e AKSHI-t. Sipas tij, refuzimi i kryeministrit Edi Rama për t’i hequr imunitetin Ballukut është dëshmi e kapjes së shtetit dhe mungesës së vullnetit për t’u përballur me drejtësinë.

Berisha deklaroi gjithashtu se opozita ka dokumentuar, sipas tij, raste të blerjes së votave dhe përdorimit të burimeve shtetërore për qëllime elektorale, duke kërkuar hetim të pavarur ndërkombëtar për procesin zgjedhor në Shqipëri.

Në fjalën e tij, lideri demokrat shprehu shqetësim për atë që e quajti transformim të Shqipërisë në një “narkoshtet”, duke argumentuar se tolerimi i kultivimit dhe trafikimit të kanabisit ka favorizuar zgjerimin e trafikut të drogave të forta dhe forcimin e grupeve kriminale.

“Mbyllja e syrit nuk ka qenë neutralitet, por bashkëfajësi pasive”, u shpreh Berisha, duke u bërë thirrje Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të rishikojnë qasjen ndaj qeverisë shqiptare.

Sa i përket integrimit europian, kreu i PD-së theksoi se partia e tij mbështet plotësisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE, por kundërshton çdo përpjekje për uljen e standardeve. Sipas tij, procesi duhet të bazohet vetëm në merita, reforma reale, sundimin e ligjit dhe respektimin e standardeve demokratike.

Berisha u ndal edhe te çështja e Kolegjit të Europës në Tiranë, të cilën e cilësoi si një rast të rëndë lobimi të financuar me para publike shqiptare. Ai kërkoi hetim të plotë dhe transparent si nga autoritetet shqiptare ashtu edhe nga ato europiane.a.b

Po ndodh

Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

“Po e merr aeroportin për t’ia dhënë Ron Yeffet”. Akuza e Pacollit qeverinë shqiptare në arbitrazh

13/09/2026
Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

13/09/2026
Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

13/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

I bëjnë shoshë makinën para derës së shtëpisë, çfarë ndodhi në Urakë të Matit

13/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

“Po e merr aeroportin për t’ia dhënë Ron Yeffet”. Akuza e Pacollit qeverinë shqiptare në arbitrazh

13/09/2026
Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

13/09/2026
Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

13/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.