Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Meta në gjyq: Kryemadhi s’ka lidhje me CEZ-DIA

05/06/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Partia e Lirisë, Ilir Meta, ka mbajtur qëndrim mbrojtës gjatë seancës gjyqësore që po zhvillohet ndaj tij, Monika Kryemadhi dhe personave të tjerë të përfshirë në dosje.

Në deklaratën e tij para gjykatës, Meta kërkoi që përgjegjësinë për çdo financim të paligjshëm të dyshuar në emër të ish-LSI-së në Shtetet e Bashkuara ta mbajnë personat që kanë firmosur dokumentet përkatëse.

Ai mbrojti gjithashtu ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, duke deklaruar se ajo nuk ka asnjë përgjegjësi lidhur me çështjen CEZ-DIA.

“Unë jam këtu të mbaj përgjegjësi për çdo veprim timin individual. Nuk jam as për të marrë e as për të dhënë. Unë mbaj përgjegjësi për të miat, znj. Kryemadhi nuk ka pse të mbajë përgjegjësi për CEZ-DIA”, u shpreh Meta.

Gjatë fjalës së tij, kreu i Partisë së Lirisë akuzoi Prokurorinë e Posaçme për fshehje provash dhe manipulim të fakteve, duke pretenduar se hetimi ndaj tij është ndërtuar mbi gënjeshtra dhe interpretime të pasakta.

Meta u ndal veçanërisht te kontrata me kompaninë McKeon Group, duke këmbëngulur se pagesa e vetme e kryer ka qenë 15 mijë dollarë dhe se kjo është provuar edhe nga dokumentacioni i ardhur nga autoritetet amerikane. Sipas tij, SPAK ka pasur informacion sqarues nga SHBA që në nëntor, por nuk ia ka vënë në dispozicion mbrojtjes dhe ka vijuar ta marrë në pyetje për të njëjtën çështje.

Ai hodhi poshtë gjithashtu pretendimet për përfshirjen e tij personale në marrëveshjen me GSIS, duke deklaruar se në dokumentacion nuk ekziston asnjë nënshkrim i tij dhe se marrëveshja është lidhur mes LSI-së dhe kompanisë në fjalë.a.b

Po ndodh

“Laboratori i drogës në Has, janë të përfshirë deputetë të PS, paratë i mori policia”

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar me 12 vite burg në dosjet “339” dhe “Volvo 4”

15/09/2026
Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

15/09/2026
“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

15/09/2026
VIDEO/ Edi Rama bllokon heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut!

Bardhi reagon për përgjimet e reja të Ron Yeffet: Kjo histori kërkon hetim menjëherë!

14/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Laboratori i drogës në Has, janë të përfshirë deputetë të PS, paratë i mori policia”

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar me 12 vite burg në dosjet “339” dhe “Volvo 4”

15/09/2026
Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

15/09/2026
“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

15/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.