Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka bërë me dije se është nisur një hetim i brendshëm për operacionin e zhvilluar në Maliq, ku humbi jetën efektivi i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Enea Mekolli, ndërsa mbeti i plagosur rëndë kolegu i tij, Edison Adri, ndëraa ministti i Brendshëm Besfort Lamallari lajmëroi nisjen e procedurës për shpalljen e toj dëahmor i Atdheut.
Sipas Hitës, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur verifikimet për të sqaruar nëse gjatë planifikimit të operacionit duhej të ishin përfshirë edhe struktura më të specializuara, përfshirë forcat RENEA.
Duke folur për mediat, kreu i Policisë së Shtetit tha se në aksionin për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Braçellari morën pjesë rreth 40 efektivë policie, mes tyre edhe punonjës të Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Sipas tij, para ndërhyrjes janë kryer të gjitha procedurat dhe instruktaazhi i nevojshëm operacional. Në fakt burime jo zyrzare thanë se lanë qenë vetëm 14 forca policie në aksion.
Hita deklaroi gjithashtu se arma e përdorur nga autori ka arritur të depërtojë veshjen antiplumb të efektivit të vrarë, duke shkaktuar plagët fatale. Të njëjtat burime jozyrtare thanë se ata nuk kishin veshur antiplumb.
I pyetur nga gazetarët për persona të tjerë me rrezikshmëri të lartë që rezultojnë në kërkim në zonën juglindore të vendit, drejtori i Policisë së Shtetit u shpreh se ata do të përballen me një përgjigje të fortë nga strukturat ligjzbatuese.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një operacioni për kapjen e Violand Braçellarit, i kërkuar për vepra penale të lidhura me narkotikët. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u vra efektivi Enea Mekolli, u plagos Edison Adri, ndërsa vetë Braçellari mbeti i plagosur dhe u arrestua nga policia.a.b





