Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, zgjerohet hetimi ndaj Belinda Ballukut, e përfitoi si ‘Igli Tare’

04/06/2026
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, zgjerohet hetimi ndaj Belinda Ballukut, e përfitoi si ‘Igli Tare’
Share on FacebookShare on Whatsapp

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zgjeruar hetimet ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë tashmë e pandehur për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Sipas SPAK, nga veprimet e mëtejshme hetimore kanë dalë dyshime edhe për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo të veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi një vilë në resortin turistik “White Rocks” në Gjilekë të Dhërmiut, e cila sipas hetimeve konsiderohet pasuri në pronësi indirekte të Ballukut.

Bëhet fjalë për një vilë individuale dykatëshe të tipit “Begonia”, me sipërfaqe ndërtimi 103 metra katrorë, verandë 34 metra katrorë dhe parcelë rreth 300 metra katrorë, e përfituar sipas një kontrate porosie të vitit 2018.

Sipas SPAK, pasuria dyshohet se përbën përfitim të parregullt në vlerën e 145 mijë eurove, të marrë në këmbim të favorizimit të kompanisë “Eurocol” sh.p.k. në një procedurë prokurimi publik të zhvilluar nga Albcontrol, në kohën kur Balluku drejtonte këtë institucion.

Hetimet lidhen me tenderin “Rikonstruksioni i godinës teknologjike të Albcontrol për përmirësimin e kushteve”, me fond limit mbi 88.6 milionë lekë, si dhe me një shtesë kontrate prej mbi 14 milionë lekësh. Sipas organit të akuzës, Balluku, në bashkëpunim me ish-drejtorin e ARRSH-së Evis Berberi dhe anëtarë të njësisë së prokurimit, kanë krijuar avantazhe të padrejta për operatorin ekonomik fitues “Eurocol” sh.p.k.

SPAK pretendon se favorizimi ka vijuar edhe gjatë zbatimit të kontratës, përfshirë dhënien e një parapagese në masën 50% të vlerës së saj.

Në dosje përmendet edhe emri i Igli Tares (I.T.), për të cilin SPAK thotë se është përdorur së bashku me një vartëse të Ballukut në Albcontrol, me inicialet J.B., për të fshehur pronësinë reale të vilës.

Sipas hetuesve, është përdorur fillimisht një kontratë porosie e konsideruar fiktive mes Igli Tares dhe pronarit të kompanisë “Eurocol”, ndërsa më pas janë kryer edhe veprime të tjera juridike, përfshirë një kontratë qiraje dhe amendamentet përkatëse, të cilat dyshohet se kanë shërbyer për të maskuar origjinën dhe pronësinë e pasurisë.

SPAK bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të fakteve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe përcaktimin e përgjegjësive penale për secilin prej tyre.

Po ndodh

DITA 26/ Thirrje për protestë kombëtare të shtunën, protestuesit marshojnë drejt Kuvendit

DITA 26/ Thirrje për protestë kombëtare të shtunën, protestuesit marshojnë drejt Kuvendit

26/06/2026
Ikbale Huduti reagon pas ndalimit të hyjë në Shqipëri

Ikbale Huduti reagon pas ndalimit të hyjë në Shqipëri

25/06/2026
“Ka një urdhër dëbimi”, ministri Lamallari shpjegon vendimin për Ikballe Huduti Berisha. Po ndjekin të tjerë

“Ka një urdhër dëbimi”, ministri Lamallari shpjegon vendimin për Ikballe Huduti Berisha. Po ndjekin të tjerë

25/06/2026
Rama në kërkim të iranianëve në Tiranë, debon qytetaren nga Kosova dhe zbulon tri vajza që ‘pickojnë’ protestuesit

Rama në kërkim të iranianëve në Tiranë, debon qytetaren nga Kosova dhe zbulon tri vajza që ‘pickojnë’ protestuesit

25/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 26/ Thirrje për protestë kombëtare të shtunën, protestuesit marshojnë drejt Kuvendit

DITA 26/ Thirrje për protestë kombëtare të shtunën, protestuesit marshojnë drejt Kuvendit

26/06/2026
Ikbale Huduti reagon pas ndalimit të hyjë në Shqipëri

Ikbale Huduti reagon pas ndalimit të hyjë në Shqipëri

25/06/2026
“Ka një urdhër dëbimi”, ministri Lamallari shpjegon vendimin për Ikballe Huduti Berisha. Po ndjekin të tjerë

“Ka një urdhër dëbimi”, ministri Lamallari shpjegon vendimin për Ikballe Huduti Berisha. Po ndjekin të tjerë

25/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.