Kreu i PD, Sali Berisha theksoi sot se PD në lidhje me Zvërnecin mbështet plotësisht investimin e huaj. Ndërkaq Sazani nuk është një investim i thjeshtë. Ai shprehu frikën se investimi në Zvërnec nëse bie në dotë të mafies mund të shndërrojë atë njësoj si Ksamilin.
“Prej disa ditësh është shndërruar në çështje kombëtare dhe ndërkombëtare problemi i Zvërnecit.
E gjykoj të domosdoshme të paraqes dhe njëherë para jush qëndrimin tonë. Qëndrimin tonë. Ta paraqesim haptas me sinqeritet të plotë dhe unë besoj se përputhet plotësisht me programin e Partisë Demokratike.
Kërkoj nga ju mirëkuptimin të kthehemi dy apo tre vite më parë kur është dhënë lajmi.
Që kompania ‘Affinity’ e dhëndrit të ish-presidentit amerikan Trump, në atë kohë se nuk ishte në pushtet, ka treguar interes të veçantë dhe do të investojë në Sazan dhe Zvërnec, në atë kohë u tha 2 miliardë a diçka e kësaj natyre.
Reagimi im ndaj këtij lajmi ka qenë ky.
Pavarësisht se ai ishte në opozitë, plotësisht dakord. Pse? Që të jemi të hapur me ju. Kam thënë vetëm një fjalë, sepse i ka paratë. Sepse thuhej që fondi Saudit, fondi Saudit i investimeve fondi Saudit, janë fondet publike të investimeve, është fond trilioner. Ai ka triliona dhe natyrisht paratë ishin.
Unë arsyeja bazë pse kam thënë po, ka qenë kjo dhe e kam lidhur me paratë. Me këtë unë absolutisht nuk kisha asnjë dyshim se Edi Rama po blinte influenca politike.
Nuk dyshoja fare në këtë. Por përsëri për mua interesi kombëtar, interesi i vendit dilte mbi këtë. Dilte mbi këtë.
Investimi pasi ishte përzënë kompania Omnix, për të cilën ndjeja këtë keqardhjen më të madhe, që kishte të përgatitur 1.5 miliardë euro investime në Gjirin e Lalzit dhe e përzuri, e kam marrë vesh mbrapa, mafia shqiptare. Mafia shqiptare. Iku ai.
Edhe ai investitor nga Katari ishte me sa di unë. E mori, ia thyen kockat, ia bënë përshesh kockat përfaqësuesit të tij tek ura e Limuthit, Rrumi. Po dikush më thotë nuk iku për këtë, por iku se atje në kufijtë përreth i doli mafia shqiptare dhe tani do marrësh këtë, o do marrësh atë, me një fjalë krejtësisht e përzunë.
Iku! 1.5 miliardë.
Dhe u tha që investimi në Zvërnec është krejtësisht marrëdhënie private. Përsa i përket ishullit, ata që qajnë, elitarët e Sazanit, ata janë një grup hipokritësh, për të cilët le të derdhin lot krokodili sa të duan, se Sazani në mënyrë absolute, se jam marrë vetë direkt edhe paraardhësi im është marrë, Fatos Nano, ia u kemi ofruar investitorëve dhe nuk është një investim i thjeshtë.
Asgjë nuk prishet aty o miq.
Ka në mënyrë të çuditshme Sazani është kjo.
Nuk janë as brigjet as deti, është ajo bimësi e mrekullueshme në një ishull pa ujë.
Bimësia është, ka një bimësi e cila do ruhet. Pra, Sazani është tokë publike.
Zvërneci është tokë private në tërësinë e saj. Është e banueshme, kanë banuar. Dakord.
Pra ne mbështesim investimin e huaj”, tha Berisha.
Në vijim ai deklaroi se Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty. Ai duhej të ndërtohej në kthesën e Levanit, ku do i shërbente gjithë jugut
“Kontrata me aeroportin do të përfundonte nga viti 2017 apo 2016 s’mbaj mend tani mirë dhe ne po përgatiteshim për të ndërtuar aeroportin e Vlorës. Dërguam grupin ne.
I ndjeri Sokol Olldashi krijoi grupin. Dhe grupi u kthye. Aeroporti nuk mund të ndërtohet aty ku ka qenë ushtaraku.
Aeroporti, sipas këtij grupi multidimensional, do të duhet të ndërtohet te kthesa e Levanit. U gjet toka për ndërtimin e tij, nuk kishte asnjë lidhje as me lagunën, as me Vjosën, as me Pishporon dhe i shërbente jo vetëm Vlorës, por i shërbente Beratit, i shërbente Gjirokastrës, i shërbente Jugut, i shërbente dhe Fierit të kompletuar me një fjalë.
Ishte dhe më i fizibël. Të njëjtën gjë dhe në fakt pothuaj të njëjtit grup ekspertësh ishin po ata, krijoi dhe lubia në 2017-ën.
Dhe ata u kthyen dhe i thanë domethënë 80% e atij grupi, ishte me mendimin se aty nuk mund të ndërtohet aeroporti. Nuk mund të ndërtohet aeroporti sepse shkatërrohet habitati i shpendëve.
Propozuan që aeroporti të ndërtohet te kthesa e Levanit. Toka pafryt ishte aty, çdo gjë ishte e mundur. Ata i nxorrën me lecka.
Sepse Edi Rama kishte vendosur që të ndërtonte aeroportin aty ku kishte zbritur me baba Pilon me avion kur shkonte në Dhërmi.
Dhe u rikthye tek instinktet e tij.
Aty aeroporti përmbytet. Ju them unë, me fakte përmbytet.
E dyta, Një aeroport me një trafik, shkatërron përfundimisht habitatin e shpendëve. Ikin. Avionët vijnë mbi lagunë. Imagjinoni ju tani se si mund të rrinë aty shpendët më”, tha Berisha. a.b





