Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Apeli i Posaçëm i liron një apartament Ergys Agasit, pasuritë e Karçanajt në sekuestro

02/06/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Apeli i GJKKO ndryshon pjesërisht sekuestrimet në dosjen e AKSHI-t, zhbllokon pasuri me vlerë mbi 729 milionë lekë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar pjesërisht vendimin e Shkallës së Parë për sekuestrimin preventiv të pasurive në dosjen e njohur si ajo e AKSHI-t, ku janë nën hetim ish-drejtoresha e institucionit, Mirlinda Karçanaj, si dhe biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Me vendimin e saj, Apeli ka lënë në fuqi sekuestrimin e pasurive të Mirlinda Karçanajt dhe Ermal Beqirit. Ndërkohë, për Ergys Agasin është hequr masa e sekuestros vetëm për një apartament, ndërsa të gjitha pasuritë e tjera të bllokuara më herët mbeten nën sekuestro.

Trupa gjykuese ka vendosur gjithashtu të ndryshojë pjesërisht masat e sigurisë pasurore për Gëzim Hoxhën, Andis Papën dhe Elision Jorgjin. Për disa prej aseteve të lidhura me këta persona, gjykata ka rrëzuar kërkesat për sekuestrim dhe ka urdhëruar zhbllokimin e pasurive me një vlerë totale mbi 729 milionë lekë.

Sipas vendimit, janë hequr sekuestrimet për pasuri me vlerë mbi 123 milionë lekë, 410 milionë lekë, 94 milionë lekë dhe 100 milionë lekë, të cilat ishin bllokuar më herët në kuadër të hetimeve.

Dosja e AKSHI-t lidhet me sekuestrimin e pasurive me vlerë rreth 40 milionë euro ndaj disa personave nën hetim, mes tyre Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Andis Papa dhe Erion Ismaili.

Në kuadër të këtij hetimi, Karçanajt i janë sekuestruar apartamente, prona në Tiranë dhe Qerret, një ullishte në Sauk, një automjet dhe llogari bankare. Ndërsa Ergys Agasit iu bllokuan vila, apartamente, troje, toka dhe kompani në disa zona të vendit, si edhe automjete dhe llogari bankare.

Për Ermal Beqirin janë sekuestruar troje në Green Coast dhe Tiranë, vila në Rolling Hills, një apartament në Golem, një jaht, kompani private, automjete dhe llogari bankare.

Ndërkohë, ndaj Andis Papës janë sekuestruar më herët mbi 505 milionë lekë në dy kompani, ndërsa ndaj Erion Ismailit rreth 100 milionë lekë në një subjekt tregtar.

Vendimi i Apelit ndryshon vetëm pjesërisht masat e vendosura më herët, ndërsa pjesa më e madhe e pasurive të sekuestruara vijojnë të mbeten nën administrimin e autoriteteve.

Po ndodh

“Laboratori i drogës në Has, janë të përfshirë deputetë të PS, paratë i mori policia”

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar me 12 vite burg në dosjet “339” dhe “Volvo 4”

15/09/2026
Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

15/09/2026
“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

15/09/2026
VIDEO/ Edi Rama bllokon heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut!

Bardhi reagon për përgjimet e reja të Ron Yeffet: Kjo histori kërkon hetim menjëherë!

14/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Laboratori i drogës në Has, janë të përfshirë deputetë të PS, paratë i mori policia”

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar me 12 vite burg në dosjet “339” dhe “Volvo 4”

15/09/2026
Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

15/09/2026
“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

15/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.