Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nis punimet Kuvendi Kombëtar i PD, momentet kryesore të ngjarjes më të madhe të opozitës

30/05/2026
Nis punimet Kuvendi Kombëtar i PD, momentet kryesore të ngjarjes më të madhe të opozitës

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Ka nisur punimet Kuvendi Kombëtar i PD me sloganin ‘Ripërtëritja’ ndërsa bëhet edhe zgjedhja e Këshillit të ri Kombëtar dhe ndryshimet statutore.

Partia Demokratike po zhvillon sot Kuvendin Kombëtar, forumin më të lartë vendimmarrës të saj, i cili mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, duke nisur nga ora 10:00, nën moton “Ripërtëritje”.

Ky Kuvend vjen pas përfundimit të procesit zgjedhor në degët e partisë në të gjithë vendin, si dhe pas referendumit të votëbesimit që rikonfirmoi Sali Berishën në krye të PD-së.

Në qendër të punimeve do të jetë zgjedhja e 200 anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar, ndërsa delegatët do të shqyrtojnë dhe votojnë edhe paketën e ndryshimeve statutore të miratuara unanimisht nga Kryesia e partisë dy ditë më parë. Propozimet për ndryshimet në statut do të prezantohen nga drejtuesi i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Punimet e Kuvendit do të drejtohen nga një komision i kryesuar nga Ivi Kaso, ndërsa momenti qendror i aktivitetit pritet të jetë fjala e kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Pas saj do të hapet procesi i votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, i cili do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Në rendin e ditës janë përfshirë gjithashtu prezantimi i platformës për modernizimin dhe dixhitalizimin e partisë nga Grigels Muçollari, si dhe platforma për organizimin e diasporës, e cila do të prezantohet nga Nikola Kedhi.

Punimet do të përshëndeten edhe nga përfaqësues të partive simotra dhe personalitete ndërkombëtare, të cilët do të përcjellin mesazhet e tyre përmes videomesazheve ose pjesëmarrjes direkte.

Pas zgjedhjes së Këshillit Kombëtar, në ditët në vijim pritet të vijojë procesi për përzgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë dhe Sekretariatit të PD-së, duke përmbyllur kështu fazën e riorganizimit të partisë më të madhe opozitare në vend.

Kuvendi u hap me fjalën e Erisa Bajazitit, pas së cilës delegatët vptuan për Komisionin e Drejtimit të Punimeve dhe Sekretariatin Teknik. Më pas do të mbajnë fjalën të ftuarit ndërkombëtarë, kryetari i PD-së Sali Berisha, si dhe drejtues të tjerë të partisë që do të paraqesin rezolutat, ndryshimet statutore dhe projektet organizative të PD-së. Procesi i votimit do të shoqërohet me diskutime dhe debate nga delegatët pjesëmarrës në Kuvend.a.b

Po ndodh

Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

12/08/2026
Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

12/08/2026
Vritet në burgun e Fierit, ishte dënuar për seks të dhunshëm

Përleshja në burgun e Fierit, pezullohen 8 punonjës të policisë së burgut

12/08/2026
DIVJAKA/ Këshilli Bashkiak ka marrë vendimin unanim, “kundër” Lushnjës

DIVJAKA/ Këshilli Bashkiak ka marrë vendimin unanim, “kundër” Lushnjës

12/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

12/08/2026
Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

12/08/2026
Vritet në burgun e Fierit, ishte dënuar për seks të dhunshëm

Përleshja në burgun e Fierit, pezullohen 8 punonjës të policisë së burgut

12/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.