Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt, ai do të qëndrojë në qeli

28/05/2026
VIDEO/ Veliaj kaloi natën në Bllokun e Sigurisë, sot arriti në Durrës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke rrëzuar kërkesën e tij për zëvendësimin e saj me një masë më të butë sigurie.

Veliaj kishte kërkuar që masa e arrestit në burg të zëvendësohej me “arrest shtëpie”, “detyrim paraqitjeje” ose “garanci pasurore”, kërkesë që u shqyrtua nga trupa gjykuese e përbërë nga Albana Boksi, Sokol Binaj dhe Genti Shala. Me vendimin e dhënë këtë të enjte, Gjykata e Lartë vendosi ta lërë në paraburgim kryebashkiakun, i cili ndodhet në qelinë e paraburgimit në Durrës prej 12 shkurtit të vitit të kaluar.

Kërkesa e Veliajt erdhi pas vendimit të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, të cilat ndryshuan praktikën e mëparshme mbi kohëzgjatjen dhe argumentimin e masës “arrest në burg”, duke detyruar gjykatat të arsyetojnë edhe pse nuk aplikojnë masa më të lehta sigurie.

Erion Veliaj po gjykohet në GJKKO me procedurë të zakonshme së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, si dhe disa biznesmenë, shoqëri tregtare dhe OJF. Ai përballet me 13 akuza për 5 vepra penale, ku pjesa më e madhe lidhen me korrupsionin.

Sipas SPAK, Veliaj dhe Xoxa dyshohet se kishin ngritur një skemë për përfitimin e fondeve të Bashkisë së Tiranës përmes organizatave dhe shoqatave të lidhura me Ajola Xoxën. Prokuroria dhe gjykatat më të ulëta e kanë konsideruar Veliajn si person me rrezikshmëri të lartë për ndikim mbi provat dhe dëshmitarët.

Pak ditë më parë, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi ankimimin e Veliajt dhe vendosi që çështja për masën e sigurisë të rikthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë, e cila duhet të japë argumente më të detajuara lidhur me pamundësinë e caktimit të një mase tjetër sigurie. Në vendim përfshihet edhe pretendimi i Veliajt për mosqëndrimin në kafazin e qelqtë gjatë gjykimit.a.b

Po ndodh

DIBËR/ 6000 euro për person të kalojë kufirin, 15 masa sigurie për personat e përfshirë në trafik

Vrasja në Roskovec, autori qëlloi edhe ish-vjehrrën

24/07/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

FIER/ I merr jetën ish-vjehrrit, merr peng ish-bashkëshorten

24/07/2026
Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

VLORË/ 17-vjeçari plagoset nga një skaf

23/07/2026
Lamallari tregon në Kuvend substancat dhe kimikatet që u hodhën mbi protestuesit

Një protestues në gjendje të rëndë

23/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DIBËR/ 6000 euro për person të kalojë kufirin, 15 masa sigurie për personat e përfshirë në trafik

Vrasja në Roskovec, autori qëlloi edhe ish-vjehrrën

24/07/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

FIER/ I merr jetën ish-vjehrrit, merr peng ish-bashkëshorten

24/07/2026
Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

VLORË/ 17-vjeçari plagoset nga një skaf

23/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.