Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama, Kos dhe Raouna, me gazetarët në Bruksel: Do i ngjitemi Korabit apo Kullës Eifel në 2028

26/05/2026
Rama, Kos dhe Raouna, me gazetarët në Bruksel: Do i ngjitemi Korabit apo Kullës Eifel në 2028

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

 mbyllje të Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Kryeministri Rama, Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos dhe Zëvendësministrja për Çështjet Europiane e Qipros, Marilena Raouna dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp: 

* * *

Zëvendësministrja për Çështjet Europiane e Qipros, Marilena Raouna:  Ishte një nder dhe privilegj kaq i madh të kryesoja sot Konferencën e 8 për anëtarësimin me Shqipërinë me kryeministrin Rama dhe komisioneren Kos.

Gjatë presidencës së Qipros, Këshilli ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë për grup kapitullin e themeloreve mbështetur në raportin e vlerësimit të piketave të ndërmjetme të Komisionit Europian dhe në vijim të këtij vlerësimi Konferenca sot e anëtarësimit doli në përfundimin që Shqipëria ka plotësuar me sukses piketat e ndërmjetme për grup kapitullin e themeloreve. Kjo është një arritje vërtetë domethënëse dhe një vlerësim i rëndësishëm i përpjekjeve të qëndrueshme për reforma të Shqipërisë dhe angazhimit politik nga Shqipëria në rrugëtimin e saj europian.

Ky gur kilometrik e lejon Shqipërinë të ecë përpara në procesin e anëtarësimit dhe në momentin kur të plotësohen kushtet përkatëse ne të nisim të mbyllim provizorisht kapitujt.

E kemi thënë hera herës që zgjerimi është një përparësi strategjike për presidencën e Qipros dhe që ne do të jepnim rezultate dhe është pikërisht ajo çfarë po bëjmë sot.

Ne besojmë thellësisht te zgjerimi si një prej politikave më transformuese të BE dhe jemi për rrjedhojë veçanërisht të kënaqur që procesi i anëtarësimit të Shqipërisë po ecën përpara në mënyrë vendimtare e të përhershme në përputhje të plotë me qasjen të bazuar në meritë të BE me vlerësim rigoroz dhe të drejtë dhe me kushtëzim rigoroz dhe të drejtë.

E sotmja kështu është dhe një shenjë e angazhimit tonë të palëkundur për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor në tërësi. Do doja të përgëzoja qeverinë shqiptare, autoritetet, institucionet dhe qytetarët për përkushtimin dhe vendosmërinë e tyre për të çuar përpara reformat, reforma të vështira. E dimë që procesi i anëtarësimit është një rrugëtim i mundimshëm, por një rrugëtim që ia vlen dhe që kanë dëshmuar një angazhim kaq të qartë ndaj një të ardhmeje të përbashkët europiane.

Në të njëjtën kohë konferenca e sotme shënjon fillimin e një faze të re ndoshta dhe më sfiduese dhe kërkuese të procesit të anëtarësimit sepse grup kapitulli i themeloreve mbetet në themel të negociatave. Progresi në këtë fazë nuk matet vetëm me miratimin e reformave apo të legjislacionit por gjithmonë e më tepër me zbatimin e tyre efektiv me një bilanc të konsoliduar dhe të besueshëm dhe nga rezultatet të prekshme të cilat janë të qëndrueshme dhe të pakthyeshme. Kjo nënkupton përpjekje të vazhdueshme për të forcuar shtetin e së drejtës, për të garantuar pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, për të mbrojtur të drejtat themelore, përfshi të drejtat e personave që u përkasin pakicave dhe për të garantuar që institucionet demokratike të funksionojnë efektivisht dhe me transparencë.

BE pret me padurim për të vazhduar këtë vrull reformash nga Shqipëria me të njëjtën vendosmëri që e ka sjellë Shqipërinë në këtë gur kilometrik kaq të rëndësishëm sot.

Në këtë drejtim arritja e sotme përfaqëson si vlerësimin e përparimit që është bërë si dhe nisjen e fazës tjetër. Komisioni Europian mbetet tërësisht i përkushtuar të mbështesë Shqipërinë gjatë procesit dhe presidenca e Qipros do të vazhdojë të punojë deri ditën e fundit të presidencës së vet me të njëjtën përkushtim dhe me të njëjtën shpejtësi.

Konferenca e sotme dëshmon edhe një herë që politika e zgjerimit jep rezultate konkrete kur reformat nga partnerët për zgjerimin ndiqen me vendosmëri, transparencë dhe besueshmëri.

Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos: Më pëlqen shumë entuziazmi juaj, vërtet e dashur Marilena. Pa ju ky sukses që kremtojmë sot nuk do të ishte i mundur, por edhe pa punën tuaj, i dashur kryeministër Edi Rama.

Jemi këtu për të shënjuar një hap të madh të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit, pas Malit të Zi në 2024, Shqipëria është e dyta nga vendet tona kandidate që ka plotësuar piketat e ndërmjetme të shtetit të së drejtës caktuar në vitin 2024 në tetor. Dhe kjo është një arritje për t’u kremtuar, është vlerësim i një pune të madhe prej më shumë se një dekade, sepse nuk është dicka që ndodh brenda ditës. Kështu që kur konfirmojmë këto piketa të ndërmjetme për shtetin e së drejtës, konfirmojmë që puna juaj e dhjetë, madje dhe më shumë viteve në këtë fushë ka qenë e suksesshme.

Janë miratuar ligje për të mbrojtur të drejtat themelore dhe grupet në nevojë. Hapa vendimtare janë hedhur për tu siguruar që të gjithë shqiptarët të kenë të drejtë për një proces të rregullt ligjor.

Kemi parë vettingun e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ngritjen e institucioneve të reja të qeverisjes së gjyqësorit që kanë ulur ndikimin e politikës në gjyqësor.

Kemi parë ngritjen e SPAK-ut, Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që është institucioni flamurtar antikorrupsion në Shqipëri që ka vërtetuar që mund të japë rezultate dhe të bëhet institucioni më i besuar i Shqipërisë.

Kjo reflekton mbështetjen e fortë të popullit shqiptar për reforma të thella në sistemin e drejtësisë dhe fuqia transformuese e procesit të anëtarësimit të BE-së duhet më së pari e mbi të gjitha të ndihet nga qytetarët shqiptarë vetë.

Ky është një themel i fortë për të punuar mbi të. Duke arritur këtë gurë kilometri kyç sot ne po vendosim me vetëbesim edhe termat e rrugëtimit përfundimtar drejt anëtarësimit në BE.

Sot kemi vendosur objektivat e fundit. Shtetet anëtare kanë përcaktuar piketat mbyllëse për kapitujt më të rëndësishëm, për shtetin e së drejtës dhe të drejtat themelore për sistemin e drejtësisë, antikorrupsionin dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Arritja e sotme çel një fazë të re të bisedimeve të zgjerimit dhe bën të mundur për Shqipërinë të ecë përpara drejt mbylljes së kapitujve, pra pa hapin e sotëm, mbyllja e kapitujve nuk do të ishte aspak e mundur në të gjitha fushat e politikave dhe në momentin që plotësohen kushtet.

Ky është momenti për të kremtuar, por edhe për të intensifikuar punën. Ne do të vazhdojmë të mbështesim punën dhe vizionin e Shqipërisë për të mbyllur negociatat në vitin 2027. Shqipëria duhet ta përdorë këtë energji pozitive të gjeneruar nga ky hap për të ecur përpara.

Piketat mbyllëse për të cilat ka rënë dakord BE-ja sot janë një sinjal i qartë përçuar Shqipërisë se pritet progres i mëtejshëm. Mbështetemi tashmë te Shqipëria për të intensifikuar reformat dhe kjo duhet të përfshijë të gjitha forcat politike në vend dhe të bëhet në konsultim si me shoqërinë civile ashtu edhe me publikun.

Shteti i së drejtës prek çdo qytetar, reformat që i shërbejnë Shqipërisë mund të arrihen vetëm duke marrë pikëpamjet e të gjithë personave të prekur në konsideratë. Tashmë është koha që të përmbushin pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë duke intensifikuar harmonizimin me BE dhe duke dhënë rezultate për ato reforma që kanë peshë për ta dhe më shumë se 90% e qytetarëve shqiptarë mbështesin anëtarësimin tuaj në BE.

Kemi një rrugë të gjatë përpara, por do të vij shumë shpejt, kështu që shfrytëzoni këtë moment të kremtoni arritjen dhe le t’i kthehemi menjëherë punës. Ne po punojmë fort në procesin e zgjerimit. Ju thatë që doni të keni rezultate dhe rezultatet janë këtu.

Nga hyrja e Kroacisë në BE në 2013 deri te Komisioni aktual i Bashkimit Evopian me nisjen e mandatit në dhjetor të 2024, në 11 vjet kemi mbyllur pesë kapituj, nga dhjetori i 2024-s deri më tani kemi mbyllur 11 kapituj. Tashmë në të ardhmen do të arrijmë shifrat më të larta në mbyllje, por tashmë prej jush sa më shumë kapituj të mbyllen në rrugëtimin e anëtarësimit të Shqipërisë, aq më shumë i suksesshëm do të jetë dhe Bashkimi Evropian.

Ju falënderoj shumë kryeministër, të falënderoj shumë i dashur Edi!

Kryeministri Edi Rama: Faleminderit shumë. E dashur Marilena, faleminderit shumë e dashur Marta.

Po mendoja të thoja “Ljubim te”, por e di që “Ljubim te” nuk është saktësisht varianti slloven, por edhe mund të jetë.

Po pse qeshni? Jeni të rinj, nuk e dini ende vlerën e dashurisë. Duhet të shihni e të mësoni nga dashuria e Shqipërisë për Bashkimin Europian, dashuri e pashtershme, pa kushte. Dashuri që sjell vuajtje ndonjëherë, por ja ku jemi dhe sigurisht jemi të lumtur. Jemi shumë të lumtur sepse kemi arritur një tjetër gur të jashtëzakonshëm kilometrik. Kemi thyer një tjetër rekord, ashtu siç e theksoi dhe Marta, siç e ka theksuar në një sërë rastesh, ne i çelëm të gjithë kapitujt brenda 11 muajve dhe ishte shumë shpejt, ndoshta sepse ishte shumë vonë dhe kaluam nga kjo, tek faza e nisjes së mbylljes së kapitujve me këtë konferencë të sotme, edhe një herë brenda një afati shumë të shkurtër.

Kështu që ndihemi të energjizuar, të inkurajuar, por gjithashtu edhe me më shumë përgjegjësi sepse e dimë që nuk është fundi, është vetëm fillimi i fundit dhe e dimë që duhet të bëjmë shumë më tepër punë, por ndoshta është po kështu dhe momenti për t’iu thënë të gjithë shqiptarëve në atdhe të cilët kanë ndjekur IBAR-in me kaq pasion dhe siç ju thashë më parë në sallë, fjala “IBAR” u bë edhe më trendi sesa fjala “Kupë Botërore”. Ja që kështu jetojmë ne me anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Dua të them që sot kemi një vend i cili ka një PBB prej mbi 27 miliardë eurosh dhe e nisëm me 10 miliardë euro. Kemi një vend i cili ka një pagë mesatare në sektorin privat 912 euro dhe në sektorin publik rreth 1100 euro dhe kemi nisur me një pagë mesatare prej 325 eurosh. Kemi sot një vend që sot ka shkuar nga 300, 400 investime direkte të huaja në miliarda vitin e kaluar. Po rriten investimet, po rritet ekonomia, por është shumë e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se e gjitha kjo lidhet me punën që ne po bëjmë së bashku. IBAR-i, piketat e ndërmjetme, të parme, të pasme, tingëllojnë abstrakte, por janë mjaft reale dhe kanë të bëjnë me faktin që kemi atë për të cilën sot morëm konfirmim, institucione të forta, shumë më të forta sesa 10 vjet më parë. Një sistem drejtësie të fuqizuar dhe që është i pavarur si kurrë më parë në historinë e vendit tonë.

E nisëm me stigmën e një vendi ku kishte kulturë pandëshkueshmërie dhe sot duket si të ketë qenë në një epokë, në një kohë të shekujve më parë, ndërkohë që ishte vetëm pak vite më parë.

Bashkëpunimi ynë në ligj zbatim me partnerët europianë është më i thellë. Administrata jonë është gjithmonë e më tepër e angazhuar, e investuar dhe e aftë, siç e tregon edhe puna që bëjmë ngushtësisht me Komisionin dhe rrugëtimi ynë europian është i pakthyeshëm dhe i gjithë ky është sfondi ose më mirë themeli për pjesën tjetër, për paga më të mira, për vende më të mira pune, për investime më të mëdha e kështu me radhë.

Pa dashur të them shumë më tepër, dua thjesht të falënderoj nga zemra së pari Komisionin, sepse është një kujdestar vërtetë që na ndihmon në çdo hap të kuptojmë çfarë duhet të bëjmë dhe si duhet ta bëjmë dhe kjo e bën BE-në bekim për një vend si i yni që ka dalë nga një histori pa institucione, pa traditë të institucioneve e pa një traditë mirëfilli të shtetit dhe ky është një proces shtet ndërtues.

Dua të falënderoj po ashtu Silvion, zëdhënësin tonë të dashur në emër të kujdestarit që i duhet të na sjellë lajme të mira e të këqija. Ka qenë shumë kuptimplotë dhe po e bëj këtë falënderim sepse është konferenca e fundit ndërqeveritare ku ai përfaqëson BE-në.

Më pas dua sigurisht të falënderoj, dritën e diellit që solli Qiproja jo vetëm sot, sepse sot ishte punë e përbashkët. Ne sollëm ca diell nga Shqipëria, ju ca nga Qipro dhe më së fundi ky qytet gri e i mërzitshëm, shndriti njëherë.

Dua të falënderoj po kështu shtetet anëtare që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme bashkë me Komisionin për t’i vënë të gjitha gjërat në linjën e duhur dhe të na sfidojnë. Është sfida më e madhe me të cilën jemi përballur. E dimë këtë, e njohim magnitudën e saj dhe jemi gati të përballemi dhe them pa asnjë lloj përpjekje për të përkëdhelur, të kesh Bashkimin Evropian nga ana jote, është një garanci që ja del dhe ne do t’ia dalim, do të jemi anëtarë të kësaj familjeje brenda kësaj dekade.

Unë e di, e ndjej, do të luftoj për këtë gjë së bashku me ekipin tonë dhe jam shumë, shumë i bindur që Marta nuk do të heq dorë nga kjo përpara fundit të mandatit të saj që përkon me herën e fundit që Shqipëria do të jetë jashtë kësaj shtëpie.

Faleminderit po kështu, të gjithëve për gjithçka! Jemi shumë të lumtur dhe ndihemi shumë të inkurajuar sot!

* * *

–Kryeministër, përgëzime! Është një hap i madh për ju dhe për qeverinë tuaj. Dua të di kush duhet të marrë meritën për ngjarjen e sotme e cila është arritja më e madhe e Shqipërisë. Aështë e mundur që të jemi anëtar në vitin 2028?

Kryeministri Edi Rama: Jo, kjo është për Martën dhe Marilen, nuk është për mua, të cilat duhet të marrin meritën, e di që Marta do thotë Marilena, Marilena do thotë Marta! 

Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos: Dua të them që ky sukses është i mundur për shkak të mbështetjes së fortë të qytetarëve shqiptarë dhe falë udhëheqjes suaj të forte,procesi i zgjerimit në të vërtetë, ne mblidhemi këtu sa herë që flasim për kapitujt, për piketat, për grup kapitujt, për çelje e mbyllje por gjithçka çfarë bëjmë e bëjmë për njerëzit. 

Dhe kjo mbështetje kaq e lartë në vendin tuaj është udhëheqja më e mirë që mund të ketë vendi. Shqipëria po shfrytëzon këtë moment historik, ku zgjerimi është edhe një herë përparësi e BE dhe nëse dikush e kupton që kjo dritare, kjo derë mundësie nuk do të jetë, pra nëqoftëse dikush e kupton që kjo derë e dritare mundësie nuk mund të jetë e hapur gjithmonë, ky është vendi juaj dhe duke kuptuar këtë, ju mundët të jeni të suksesshëm. 

Kur flasim për datën, ju thashë që mbështesim vizionin e qeverisë së Shqipërisë për t’i mbyllur negociatat deri në fund të 2027-ës dhe pastaj do t’i ngjitem Korabit së bashku me kryeministrin. Kjo është e vetmja piketë shtesë mbyllëse që kam pasur sot. Dhe shpresoj Marilena që edhe ti mund ta mbështesësh këtë. 

Kryeministri Edi Rama: Mund të bëjmë një kompromis. Mund t’i ngjitemi kullës Eiffel kur Franca të thotë po, mirë se erdhët në klub. Do të jetë më e vështirë se Korabi.

– Kam një pyetje për secilin prej jush, është e njëjta pyetje. Kancelari gjerman Merz dërgoi një letër për javën e kaluar teudhëheqësit e BE-së, ku propozoi anëtarësim të asociuar për Ukrainën dhe letra i referohej dhe idesë për gjetjen e zgjidhjeve novatore për vende të tjera kandidate. Kjo letër ka marrë shumë vëmendje këtu dhe po pyesja veten se cilat janë reagimet tuaja apo i diskutoni këto ide dhe specifikisht kjo është edhe për kryeministrin. Çfarë mendoni për idenë e trajtimit të vendeve kandidate ndryshe, duke i prezantuar Ukrainës një opsion ndryshe nga vendet e tjera kandidate. Faleminderit.

Zëvendësministrja për Çështjet Europiane e Qipros, Marilena Raouna: Faleminderit shumë për pyetjen. Vërtetë presidenti  ka marrë letrën e kancelarit Merz dhe gjëja e parë për t’u thënë është fakti se kjo letër është po kështu dëshmi e faktit që për shkak të këtij momenti kulmor që kemi në procesin e zgjerimit ka dhe shumë interes të shteteve anëtare për zgjerimin dhe për rezultatet e zgjerimit. Ka angazhim dhe ka pritje për ta çuar përpara agjendën e zgjerimit. Për pjesën e dytë të pyetjes suaj, idetë e shprehura në këtë letër ende nuk janë diskutuar nga shtetet anëtare, por do të thoja që janë pjesë e reflektimeve të përgjithshme të shteteve anëtare për mënyrën se si të çohet përpara agjenda e zgjerimit.

Ajo çfarë mund të them është që duhet të përqendrohemi te çfarë kemi përpara nesh. Dhe çfarë kemi përpara nesh? Kemi faktin që zgjerimi është përparësi absolute për ta çuar përpara këtë agjendë me të gjitha vendet kandidate. Kemi një metodologji të rënë dakord, është metodologjia me të cilën punojmë. Kemi qasjen bazuar në meritë. Kjo është shumë kyçe për besueshmërinë e përgjithshme të zgjerimit dhe kemi po kështu edhe faktin që ky është një proces që kërkon unanimitet dhe kemi atë çfarë parashikojnë traktatet, neni 49 anëtarësimin e plotë. Është po kështu shumë e rëndësishme që partnerët e zgjerimit të trajtohen në mënyrë të barabartë. Komenti i fundit,komisionerja dhe mua më pëlqejnë gjithmonë numrat sepse ndonjëherë i thonë gjërat shumë herë më qartë. Numrat për sa shumë kemi ecur përpara krahasuar me vitet e mëparshme që nga dhjetori, do t’u shtoja atyre numrave që për herë të parë qysh kur kemi krijuar palën “Ad Hoc” për anëtarësimin e Kroacisë dhe asokohe e kam ndjekur këtë proces, për herë të parë që prej asaj kohe kemi një palë “Ad Hoc” të ngritur për hartimin e traktatit të anëtarësimit për  Malin e Zi, dhe kjo flet shumë fakti që jemi këtu, flet shumë procesi i zgjerimit dhe negociatat e anëtarësimit, pavarësisht sa komplekse janë dhe duhet të jenë të tilla sepse ky është një proces transformues, është një nga politikat që kanë më shumë ndikim në Bashkimin Europian sepse sjellim anëtarë të rinj në familje. Por pavarësisht këtij kompleksiteti ja dalim të farkëtojmë kompromise që kërkon shumë punë, të gjejmë zgjidhje, të arrijmë konsensus mes shteteve anëtare. Këtë kemi bërë dhe këtë vazhdojmë të bëjmë.Faleminderit minister!

Kryeministri Edi Rama: Për t’i rënë shkurt historisë. Së pari,është shumë me interes dhe e mirëpritur vëmendja e veçantë që Kancelari gjerman i kushton zgjerimit dhe ne e vlerësojmë shumë këtë. Ka qenë një temë, që për disa ishte tabu, e nuk është më tabu. Unë personalisht jam i kënaqur me këtë sepse u bënë disa vite apo që prej disa vitesh që mendoj se duhet gjetur një mënyrë krijuese, sepse jemi në një botë krejt të re. Europa ka një luftë me të cilën duhet të merret në tokën e saj dhe shumë sfida me të cilat duhet të përballet dhe sigurisht një Europë më e bashkuar është më mirë për të gjithë dhe as qeveria e Shqipërisë e as ndonjë qeveri e Ballkanit Perëndimor, por vetë Parlamenti Evopian ka nxjerrë një raport që tregon bazuar në fakte që mbajtja jonë jashtë, është më e kushtueshme sesa marrja jonë brenda, megjithatë ka një diskutim për këtë. Më lejoni t’ju them që letra ju është drejtuar udhëheqësve të shteteve anëtare të Bashkimit Evopian, kësisoj është një diskutim që duhet ta bëjnë ata. Ne presim me padurim për disa ditë që të zhvillojmë Samitin BE-Ballkani Perëndimor, do të kemi, shpresoj hapësirën për ta bërë këtë diskutim dhe kam shansin dhe nderin të ulem përkrah Kancelarit, të ekipeve tona dhe sigurisht do ta diskutojmë këtë gjë. Por thënë e gjitha kjo mendoj që duhet ta shohim gjerësisht, pa nevojën për të provokuar ndokënd do të thoja, ashtu siç tha Marilena, kandidatët nuk duhet të ndahen.Kjo është e para. E dyta, po Moldavia? Moldavia ju ka mbijetuar dy agresioneve ruse në dy fushata shumë të vështira, e që në dukje e brishtë, por një grua shumë e fortë, Maia Sandu i ka drejtuar me shumë guxim, me një vullnet mjaft të fortë europian, duke ju premtuar moldavëve Bashkimin Europian. E çfarë thonë rusët? Mos i besoni asaj, mos i besoni atyre! Europa kurrë nuk do t’u hapë dyert! Ejani me ne!

Tani mendoj që është një bast tejet i madh që të pritet për zgjedhjet e treta pa çelur bisedimet e anëtarësimit për Moldavinë. Sa për Shqipërinë, dëgjoni jemi vendi e kombi më pro europian në Europë, jo sepse e them unë, por sepse çdo barometër i BE-së e thotë një gjë të tillë. Ne jemi talebanët e BE-së, ne nuk do t’i hedhim sytë askund e nuk do të lëkundemi. Çfarëdo të duhet ta bëjmë për të hyrë brenda. Ne do të luftojmë me kokëfortësi për të hyrë brenda, por ka pika të dobëta e dobësi vërdallë që duhen marrë në konsideratë. Në Europën e sotme askush nuk është i vogël mjaftueshëm për t’u lënë për raundin tjetër dhe askush nuk është i madh mjaftueshëm për të qenë i vetëmjaftueshëm. Kjo është pikëpamja ime për këtë.

Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos:Shkurtimisht për mua sfida më e madhe e procesit të zgjerimit është se si të ngushtohet hendeku midis parimit bazuar në meritë që kërkon kohë dhe si t’ju përgjigjemi situatave të sotme gjeopolitike. Ashtu siç keni thënë i dashur kryeministër, në qoftë se nuk do të mund të integrojmë fqinjësinë apo hapësirat tona të kandidatëve, dikush tjetër mund të hyjë dhe t’i përdorë si armë kundër nesh. Kështu që e shoh letrën e kancelarit Merz si një kontribut pozitiv për të zgjeruar diskutimet se si të mund të ecim me metodologjinë e zgjerimit në kohë të cilat janë krejt ndryshe nga 40 vjet më parë, në kohën kur Portugalia e Spanja u bënë anëtare, e ndërkohë përdorin të njëjtën metodologji pak a ashumë. Kështu që, çdo diskutim nga shtetet anëtare është mjaft, mjaft i mirëpritur më këto kohëra sfiduese.

– Dua në fakt t’i kthehem asaj çfarë u tha, mundësisë që vende kandidatë si Mali i Zi dhe potencialisht Shqipëria nuk mund të kenë të drejtë vetoje për vendimet e Këshillit. Sapo pata shansin të pyesja kryeministrin më parë dhe më tha që e mirëpret. Dhe po ju pyes ju, a është kjo diçka që vendet kandidatë duhet ta presin apo konsiderohet kjo si zgjedhje?

Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos: Së pari të gjitha vendet tona kandidatë kanë mundësi të anëtarësohet si anëtare të plota në BE kur të plotësohen të gjitha kushtet, kjo është baza. Kjo nuk ka ndryshuar aspak, por më keni dëgjuar të flas shumë herë për garancitë sepse na duhet të sigurohemi që në momentin që do të marrim shtete të reja anëtare duhet të jemi më të fortë dhe jo vetëm në fillim, por edhe për 5, 10 e 15 vitet e ardhshme. Se si do të jenë këto garanci, kjo është ende pjesë e diskutimit të brendshëm në Komision mes shteteve anëtare dhe midis Komisionit dhe shteteve anëtare dhe janë marrë në konsideratë një gamë e gjerë mundësish. Në fakt vendet kandidate mund të dinë diçka nga këto diskutime, por asgjë nuk është vendosur. Dua të them që këto garanci do të jenë të padukshme për shtetet e reja anëtare kur të bëhen pjesë, por në qoftë se ndjekin rregulla, në qoftë se nuk ndjekin rregulla do t’i ndjejnë këto garanci fort.

Kryeministri Edi Rama: Më lini të bëj një sqarim sepse kanë përshtypjen që duket sikur flasim për ose kështu ose ashtu, por nuk është kështu. Ne nuk po heqim dorë nga anëtarësimi me të drejta të plota. Kjo ka të bëjë me ndërtimin e një dinamike të re, një dinamikë që i është imponuar Europës nga faktorë të jashtëm. Një dinamikë që na është imponuar të gjithëve nga nevoja për të luftuar atë çka mund të jetë rënia e Europës dhe që është po kështu një dinamikë që na duhet ta përqafojmë për një Europë të Bashkuar, çka do të thotë, që nuk do të thotë krijimi i një Europe me dy klasa a kategori, është për të bërë në një mënyrë ndryshe atë çfarë Helmut Kohl bëri që ditën e parë kur deklaroi kundër çdo parashikimi e kundër çdo lloj dispozite bashkimin e Gjermanisë. Ai nuk pyeti se sa e përgatitur ishte Gjermania Lindore, por gjatë rrugës gjërat ndryshuan dhe bashkimi u bë jo vetëm politik, por edhe në të gjitha mënyrat një realitet.

Një hap politik drejt vendeve që po negociojnë për t’i sjellë brenda pa pritur që të gjithë të bien dakord që këto vende duhet të kenë të gjitha të drejtat, është një ide për t’u eksploruar dhe ndërkohë për t’i dhënë edhe vetë kohë Bashkimit Europian për t’u reformuar siç është thënë shumë herë. E kam dëgjuar shumë herë, e kam dëgjuar nga njerëz që nuk janë më këtu, udhëheqës që më kanë thënë, duhet të prisni derisa ne të reformojmë Bashkimin Europian dhe pastaj do të kthehemi nga ju që t’ju marrim me vete, por nuk do të ndodhë kështu. Nuk mund të ndodhë kështu.

Pika e fundit që dua të ngre është se ne të gjithë duhet të kuptojmë edhe një herë se ka ardhur koha ta luajmë ndryshe lojën tonë dhe sërish kur vjen fjala te Shqipëria, ne jemi shumë të qartë. Nuk kemi asnjë plan B, nuk kemi asnjë alternativë dhe nuk duam të kemi asnjë të tillë sepse çdo alternativë përkundrejt Bashkimit Evopian është një alternativë përkundrejt lirisë së individit, një alternativë përkundrejt barazisë përpara ligjit dhe ne kemi jetuar me të tilla alternativa për shekuj të tërë. Kështu që duam të jemi pjesë e kësaj çfarëdo që të duhet, çfarëdo statusi e çfarëdolloj gjëje, sa më afër aq më mirë.

Ka pasur një përpjekje me planin e rritjes për të luftuar këtë qasjen gjithçka ose asgjë, sepse derisa shkon e ulesh në tryezë nuk ke asgjë. Imagjinojeni pak, një shtet anëtar i BE-së në rajon merr mesatarisht nga Bashkimi Europian 4000 e disa qindra euro për frymë, ndërkohë që ne merrnim nga Bashkimi Europian 132 euro për frymë, një hendek i jashtëzakonshëm. Kështu që Plani i Ri i Rritjes trajtoi këtë gjë me një mekanizëm që tregoi se ishte i dobishëm, por jo i mjaftueshëm më. Ndaj na duhet të bëhemi më shumë dhe kjo është e gjithë ideja. Nuk është ideja të krijojmë Europë me dy nivele qytetarie. Jo, aspak. Ka të bëjë me një Europë tërësisht të integruar me disa faza e lëvizje krijuese, duke respektuar plotësisht metodologjinë në fuqi, duke mos hequr asnjëherë dorë nga procesi i bazuar në meritë, sepse procesi i bazuar në meritë është i mirë për ne. Ne duhet ta bëjmë jo sepse na e kërkojnë ata, por sepse ndihmon vendin të bëhet një demokraci mirëfilli funksionale.

Zëvendësministrja për Çështjet Europiane e Qipros, Marilena Raouna: Një koment i shkurtër nga ana ime për këtë, për t’iu thënë për këtë që është një proces ndërqeveritar, kjo është një ide, ka ide të tjera, ide që janë diskutuar dhe muajt e shkuar dhe do të diskutohen nga organet kompetente të Këshillit dhe të gjitha shteteve anëtare, sigurisht do të thirren të shprehin pikëpamjet e tyre. Presim po kështu me padurim edhe shqyrtimet e para anëtarësimit nga Komisioni, pikërisht për të parë e për të diskutuar se si mund të jemi gati për zgjerimin e ardhshëm, por është po kështu një proces që do të ecë paralelisht me bisedimet për anëtarësim. Pra bisedimet për anëtarësim nuk do të presin që të bëhen këto diskutime për shqyrtimin e anëtarësimit. a.b

Po ndodh

Rama, Kos dhe Raouna, me gazetarët në Bruksel: Do i ngjitemi Korabit apo Kullës Eifel në 2028

Rama, Kos dhe Raouna, me gazetarët në Bruksel: Do i ngjitemi Korabit apo Kullës Eifel në 2028

26/05/2026
Në SPAK deputeti Ergys Çyrbja. U akuzua tri vite më parë

Kryeministri trondit, dekoroi ish deputetin Jurgis Çyrbja, bashkëpunëtor i Altin Hajri

26/05/2026
Rama në Bruksel për takimin ndërqeveritar me BE: Moment shumë i rëndësishëm!

Rama në Bruksel për takimin ndërqeveritar me BE: Moment shumë i rëndësishëm!

26/05/2026
REFERENDUMI NË PD/ Albana Vokshi: Deri në orën 11 kanë votuar 11906 votues

IDC dhe IDU urojnë Berishën për rikonfirmimin si kryetar i PD

26/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama, Kos dhe Raouna, me gazetarët në Bruksel: Do i ngjitemi Korabit apo Kullës Eifel në 2028

Rama, Kos dhe Raouna, me gazetarët në Bruksel: Do i ngjitemi Korabit apo Kullës Eifel në 2028

26/05/2026
Në SPAK deputeti Ergys Çyrbja. U akuzua tri vite më parë

Kryeministri trondit, dekoroi ish deputetin Jurgis Çyrbja, bashkëpunëtor i Altin Hajri

26/05/2026
Rama në Bruksel për takimin ndërqeveritar me BE: Moment shumë i rëndësishëm!

Rama në Bruksel për takimin ndërqeveritar me BE: Moment shumë i rëndësishëm!

26/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.